2006-06-09 18:50:37

Duke shfletuar kalendarin e 9 qershorit, Kisha përkujton Shën Efremin, diakon e doktor të Kishës.


(9.06.06. R.V.) Sirian,lindi në Nisibi, (Mesopotami) në vitin 306, ndërsa vdiq në qytetin Edesa, Siri (sot Turqi) më 9 qershor të vitit 373.
Ishte shumë i ri, vetëm 7 vjeçar kur Konstantini e shpalli ediktin e Milanos. Mirëpo, Efremi nuk e pati mundësinë ta gëzonte lirinë e kultit në familje, sepse babai i tij, prift pagan nuk ishte i mendimit e nuk i pelqente formimi kristian, të cilin formim të birit ia mësonte nëna e përshpirtshme. Për këte Efremi qe dëbuar nga i ati prej shtëpie. 18 vjeçar e mori pagëzimin dhe jetoi në Edesa, duke punuar si shërbëtor në një banjo publike. Në vitin 338 Nisibi qe sulmuar prej Persianëve dhe Efremi lutoi në mbrojtje të tij. Kur Nisibi ra nën pushtimin persian, Efremi, i bër diakon, në vitin 365 u vendos në Edesa, ku drejtoi një shkollë. Shën Efremi, njohës i thellë i Skrimeve biblike, ishte përçues (transmetues) i mirëfillt i doktrinës së Kishës së vjetër kristiane. Njihet si përhapësi i së vërtetës kristiane, kryesisht përmes poezisë, për çka edhe u quajt “harpa e Shpirtit Shenjtë”. Vdiq më 9 qershor të vitit 373 në Edesa. Tradita kishtare e kujtoi se njeri të përshpirtshëm, teolog të shquar e murg shembullor e të prerë.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.