Letra e Papës drejtuar kardinalit polak Marian Javorski, të cilit iu dha titulli i
doktoratit honoris causa nga Akademia Teologjike Papnore e Krakovisë
(08. 06. 06 R. V.)“Titull i lartë
akademik, që i jepet një mendimtari e pedagogu të aftë, i cili iu kushtua për shumë
vjet thellimit të mistereve të metafizikës e të filozofisë së fesë”. Janë fjalët e
letrës me të cilën Benedikti XVI përgëzon kardinalin Polak Marian Javorski, metropolit
i Leopolit të Latinëve, i cili mori sot në Krakovi titullin ‘Doktor honoris causa’
nga Akademia Papnore Teologjike, ku Hirësia e Tij ka qenë rektori i parë. “E di sesa
e vlerësonte Shërbëtori i Zotit Gjon Pali II diturinë tënde, urtinë e miqësinë e sinqertë
- shkruan Benedikti XVI. E edhe unë ju shpreh mirënjohjen time për punën tuaj krijuese
në Akademinë e Krakovisë”. Duke theksuar kontributin e kardinalit Javorski gjatë
viteve të shërbimit në universitet, posaçërisht punën e kujdesshme në udhëheqjen e
profesorëve dhe në zhvillimin shkencor të kësaj strukture, Papa përfundon me fjalët:
“E di se shpesh kjo detyrë është e vështirë, se kërkon përkushtim e ndjeshmëri ndaj
nevojave të besimtarëve. E di edhe se nuk të kanë munguar kurrë këto dhanti të Zotit.
Marr pjesë në gëzimin tënd e të uroj me gjithë zemër”. E pasdite kardinalit Javorski
iu dha edhe titulli “Qytetar nderi” i Krakovisë.