Këtyre ditëve në Nju Jork është mbajtur Konferenca e OKB-së mbi SIDE-n, e cila pandemi
ka vrarë 25 milionë persona ndërsa të infektuarit janë rreth 40 milionë.
(07.06.06. R.V.) Në këtë Mbedhje ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Selisë së
ShenjtëKardinali Lozano Barragan, i cili flet në mikrofonin e Radio Vatikanit
pas kthimit nga konferenca mbi SIDA-ën.
Pyetja: Hirësi, pra është serioz
shqetësimi i të gjithë shteteve për këtë plagë shoqërore. Përgjigje: Nuk ka asnjë
vend që të mos jetë i shqetësuar. Problemi, veç, lind kur bëhet fjalë sesi duhet ndalur
epideminë. Kjo varet edhe nga qëndrimet e vendeve të ndryshme, veçanërisht të vendeve
evropiane, ku dallohen ato të Evropës veriore, që e duan shthurjen seksuale. Si mund
të puqet kjo dëshirë për shthurje me mundësinë për të mos u infektuar. Flasin gjithmonë
për profilaktikët, duke pohuar se në këtë mënyrë mund të përballohet situata sepse
profilaktiku është një pengesë absolute. Në këtë drejtim kemi dëgjuar të flitet
shumë. Në konferencë kishte mjaft organizata joqeveritare, shumë prej të cilave më
se të degjenuara,homoseksuale, lezbike, që ngritën zërin për të bërë të ditur se raporti
mashkull-femër është diçka që tashmë i ka kaluar koha. Duket se lidhjet sot, që të
kenë vlerë, duhet të jenë o homoseksuale ose lezbike. Kjo lloj propagande është shumë
e fortë. Këto organizata i mëshojnë me forcë së tyres edhe te vetë organizma si OMS-ja
duke i marrë vendin sovranitetit të popujve. Kjo më duket diçka tepër e rëndësishme.
Përsa i përket programimit, planifikimi më duket mjaft i organizuar, nga këndvështrimi
i promovimit, për t’u lëshuar në sulm kundër asaj çka është normale në shoqërinë njerëzore,
domethënë kundër planit të Zotit që në mashkullin dhe femrën ka vendosur burimin
e jetës. Krejt kjo doli mjaft mirë në pah gjatë punimeve të kësaj konference. Pyetje:
Hirësi, a u përmend mendimi i Kishës në lidhje me këto çështje. A mund të na e përmbledhni
fjalimin tuaj? Përgjigje: Nuk besoj se është e mundur që të përmblidhet më tej
fjalimi im. Çdo raport zgjaste jo më shumë tri minuta... Fola vetëm për disa fakte.
Thashë se Kisha Katolike mbarështon 26,7% të qendrave për kurimin dhe shoqërimin e
të sëmurëve me SIDA. U tregova shumë i qartë, rendita emrat e të gjitha vendeve në
të cilat ne po punojmë. Janë 102. Kemi bër shqyrtime këtu, pranë Këshillit Papnor
për baritorinë, për të azhurnuar të dhënat. Dhe është me të vërtetë një vepër tepër
e bukur ajo që Kisha Katolike po kryen në gjithë botën. Në konferencë pastaj fola
për shembëlltyrën e “Samaritanit të mirë”, dhe të gjitha të dhënat e grumbulluara
i paraqita në një fletëpalosje. Po kështu përfitova nga rasti që tërë këtë veprimtari
ta përmblidhja në vetëm disa fjalë.