2006-06-06 19:40:17

Papa: kundër relativizmit e agnosticizmit, kumtimi i fesë së krishterë e përsëri flet për familjen dhe edukimin e të rinjve në Kuvendin dioqezan të Romës.


RealAudioMP3 (06.06.'06.R.V.)“Feja dhe etika kristiane nuk duan t’ia zënë frymën dashurisë por ta bëjnë të fortë, të shëndosh e vërtetë të lirë”: kështu pohoi PapaBenedikti XVI mbrëmë në Romë në Katedralen e Shën Gjonit në Lateran, me rastin e përurimit të punimeve të Kuvendit kishtar të dioqezës së Romës, i cili për tri ditë do të pëqendrojë reflektimin mbi temën: “Gëzimi i fesë dhe edukimi i brezave të rinj”.
Në fjalimin e tij, Papa vuri theksin mbi bukurinë dhe gëzimin që njeriu gjen ecjes së gjurmëve të Krishtit, sidomos në “marrëdhënien personale me Zotin” e njëkohësisht “me jetën e komunitetit” që ndihmojnë në bashkëndarjen e vlerës së fesë, e cila ka fuqinë t’i mposht e t’i asgjësojë të këqijat sikur është relativizmi e agnosticizmi, që e bëjnë njeriun të brishtë dhe marrëdhëniet e tija të paqendrueshme. PAPA
“Pikërisht në këtë situatë, të gjithë ne kemi nevojë, e posaçërisht të rinjtë tanë, adoleshentët, fëmijët, ta jetojnë fenë si gëzim, ta shijojnë qetësinë e thellë që lind nga takimi me Zotin”.
“Burimi i gëzimit të krishterë është bindja se jemi të dashur prej Zotit”, ka saktësuar Papa, ”një dashuri e pasionuar dhe besnike, një dashuri më e madhe se pabesnikëritë tona, një dashuri që fal”. Feja dhe etika kristiane – shtoi Benedikti XVI – nuk duan t’ia zënë frymën dashurisë, por duan ta bëjnë dashurinë më të fortë, më të shëndosh e vërtetë të lirë: pikërisht ky është kuptimi i Dhjetë Urdhërimeve të Zotit, që nuk janë një seri ndalesash, ‘jo-sh’, por një ‘po’ e madhe dashurisë e jetës”. PAPA
“Së bashku me nevojën për të dashur, dëshira e së vërtetës i përket vet natyrës së njeriut. Për këte, në edukimin e brezave të ri, çështja e së vërtetës nuk mund të anashkalohet, të shmanget: përkundrazi, duhet të zërë vendin kryesor”. Kështu pohoi Papa duke folur para pjesëmarrësve të Kuvendit të dioqezës së Romës në hapjen e punimeve triditore në Lateran.







All the contents on this site are copyrighted ©.