2006-06-06 19:42:36

Këtyre ditëve e pa dritën e ribotimit libri:”Rrno per me tregue”, vepër e françeskanit shqiptar që ka mbijetue prej kampeve e gurgjeve komuniste, Atë Zef Pllumi OFM.


RealAudioMP3 (06.06.'06.R.V.)Libri i Atë Zef Pllumit “Rrno vetem per me tregue” i ribotuar tash se fundi është i veshur me petkat e një kryevepre që rrallë haset në letrat shqipe.
Autori franceskan si ne baladat e moçme nuk do të ikë kësaj bote pa e percjellë amanetin e mbramë të sivëllaut e mesuesit të tij Atë Mati Prenushi, pra të jetojë që t’i trasmetojë historisë mesazhin, që kulti i harresës nuk duhet të bjerë mbi tragjedinë kombëtare se përndryshe do të rrezikonte te përsëritej.
Tri përmasa identitare shfaqen me një origjinalitet tronditës në këtë vepër, përmasa historike, letrare e folozofike.
Vepër monumentale, ndërgjegje e Shqipërisë e konsideron Kadareja.
Njerëzit civilë e dinë që ndergjegjes nuk i shmangesh dot, bashkëjetesa me të është dialektike ashtu siç bëhet domosdoshmëri akti i të lexuarit të librit “Rrno vetem per me tregue”. Po më tepër mbi këtë vepër, të dëgjojmë vet autorin, Atë Zef Pllumin në mikrofonin e Programit Shqip të Radio Vatikanit..







All the contents on this site are copyrighted ©.