2006-06-06 19:41:14

Këshilli Papnor për Familjen paraqiti dokumentin “Familja dhe ngjizja e jetës”. “Vetëm familja është unaza e bashkimit ndërmjet brezërive, “e vetmja që mund të shpëtojë traditën e bashkësisë”.


(06.06.'06.R.V.)“Asnjë herë më shumë se sot institucion i natyrshëm i martesës dhe i familjes nuk ka qenë viktimë e sulmeve kaq të rrepta. Nga rryma radikale kanë lindur modele të reja familjeje.” Kështu lexohet në dokumentin “Familja dhe ngjizja e jetës” paraqitur nga Këshilli Papnor për familjen.
“Në disa raste - denoncon dikasteri vatikanas - pretendohet që ligji të legalizojë forma bashkimi që çekuilibrojnë martesën dhe familjen”. Në raste të tjera, lexohet në dokument, “mobilizohet morali për të justifikuar praktika biomjekësore që nga martesa shkëpusin synimin bashkimor nga atë të ngjizjes së jetës, seksualitetin e dashurisë.”
Dokumenti hapet duke pohuar principin themelor se: “vetëm familja e themeluar mbi martesën është vendi i përshtatshëm për ngjizjen e jetës, për të lindur jetë të reja në mënyrë të përgjegjëshme.” Kisha është e ftuar pra, “t’ua propozojë mendimin e krishterë mbi ngjizjen e përgjegjëshme dhe familjare të jetës të gjithë njerëzve.” Në kushtet e tanishme kulturore – lexohet gjithnjë në tekst — dy janë kërcënimet kryesore: “konceptimi i njeriut vetëm si një individ” si edhe manipulimet e shkencës dhe teknikës që janë “preludi i asaj që njeriu është krijuar nga njeriu”.
“Nëse njeriu i njeh vetes fuqinë për të fabrikuar njeriun” - vëren Këshilli Papnor - nis një proces i pashmangshëm që çon drejt vetëshkatërrimit. Prirjet individualiste dhe aborti, ku shfaqet qartë mungesa e çdo pike referimi ndaj Zotit, përbëjnë kërcënime të tjera që duhen shmangur.
“Gabimet e burrit dhe të gruas përballë jetës – thekson dokumenti vatikanas – janë para së gjithash gabime që godasin raportin e tyre me Të Lumin.”
Prandaj mendimi i krishterë duhet të fluturojë “me flatrat e arsyes dhe të zbulesës”, drejt kuptimit gjithnjë e më të thellë të misterit të vet. Rruga që duhet ndjekur është ajo e ungjillëzimit të ri që kalon përmes njeriut dhe familjes. Dhe në këtë rrugëtim familja, “qeliza e parë liturgjike” ka një detyrë themelore: ‘Të forcojë marrëdhëniet ndërmjet brezërive’, dhe të shpëtojë traditën e bashkësisë”. Mbi këtë dokument, në mikrofonin e Radio Vatikanit flet kryetari i Këshillit për Familjen, kardinali Lopez Trujillo.


Përgjigje: Qëllimi i dokumentit është vënia në dukje e një pasurie shumë të larmishme të tipit doktrinor, me të gjitha horizontet që hapen përpara, nga këndvështrimi baritor kjo, dhe të shihet si një e tërë, sepse familja e bazuar mbi martesën ka dy detyra: është selia dhe vendi i një dashurie totale, të ndërsjelltë, kur ka dhurim të plotë të vetëvetes, dhe kjo dashuri totale zë një vend absolutisht qendror.
Qendror sepse është një dhurim i jashtëzakonshëm, sepse është një dhurim besnik, është i qëndrueshëm në kohë: deri në vdekje. Është dhurim i hapur ndaj jetës. Pra është tema e përlindjes njerëzore, një ngjizje e përlindje e plotë. Familja është vendi i përlindjes së plotë, jo vetëm vendi i ngjizjes njerëzore edhe pse është diçka shumë e mrekullueshme; nuk është vetëm lindja edhe pse është një shenjë e shkëlqyeshme, por është një e përbashkët ku futen: edukimi, edukimi i krishterë si edhe edukimi njerëzor.
Njeriu nuk është një “prodhim”, një efekt i teknikës, i shkencës, i një ndërmjetësimi që zëvendëson përgjegjshmërinë, madhështinë e aktit njerëzor të dashurisë. Në fekondimin të ashtuquajtur fivetomolog dhe heterolog nuk ka dashuri, nuk ka bashkim, nuk gjendet në të ajo “një trup i vetëm”.







All the contents on this site are copyrighted ©.