2006-06-05 17:05:55

Rrëshajët janë simbol “bashkimi” e “dashurie” më të fortë se “konfuzioni” e ndarjet të shkaktuara nga njeriut. Kështu pohoi Benedikti XVI gjatë Meshës solemne në Sheshin e Shën Pjetrit në festën e Ardhjes ë Shpirtit Shenjtë mbi Apostuj.


(05.06.06. R.V.)“Shpirti Shenjtë është protagonisti i vërtetë i Kishës”. Kështu tha Papa dje gjatë homelisë së Meshës së Rrëshajve kremtuar në Vatikan, të nesërmen e vigjiljes së festës së Zbritjes së Shpirtit Shenjtë mbi Apostujt, kremtuar bashkë me 400 mijë anëtarë të Lëvizjeve e të komuniteteve të reja kishtare. (Papa)
“Në ditën e Rrëshajve Shpirti Shenjtë zbriti me fuqi mbi Apostuj; kështu filloi misioni i Kishës në botë, tha Papa Benedikti XVI gjatë homelisë dhe shtoi se “Vetë Jezusi i pati përgatitur të Njëmbëdhjetët për këtë mision duke iu dëftuar atyre disa herë pas ngjalljes (krh Vp 1,3)- Para se të ngjitet në Qiell, Jezusi urdhëroi që të “mos largoheshin nga Jerusalemi, por ta prisnin plotësimin e premtimeve të Atit” (khr Vp1,4-5); kërkoi që të qëndronin së bashku për t’u përgatitur për marrjen e Shpirtit Shenjtë. E ata u mblodhën në lutje me Marinë në Cenakull në pritje të ngjarjes së premtuar (krh Vp 1,14)”.
Më këtë përshkrim, Papa vuri në pah mësimin e parë që Apostuj i japin çdo Bashkësie të Krishterë sot: qëndrimin së bashku në lutje, bashkëpunimin me Zotërinë Jezus dhe pranimin e dhantive të Shpirtit Shenjtë, që është progatonisti i vërtetë i Kishës”- tha Papa. Shpirti Shenjtë është simboli i Besëlidhjes së Re të Zotit me Izraelin, Besëlidhje e cila nga dhe më këtë ngjarje shtrihet e përfshin të gjithë popujt e Tokës”. (Papa)
“ Kisha është katolike e misionare qysh në lindje të saj. Universaliteti i shpëtimit nënvizohet në mënyrë domethenëse nga emërimi i gjatë i etnive që i përkasin ata të cilët e dëgjonin kumtimin e parë të Apostujve “ (krh Vp 2.9-11).
“Populli i Zotit, që pati gjetur në Sinaj trajtën ( formën) e vet të parë, më ngjarjen e Rrëshajve zgjërohet deri në mos njohjen më të kurrfarë kufiri, as rrace, as kulture, as hapësire, as kohe…
Shpirti Shenjtë, përkundra Kullës së Babelit, i bën zemrat e njerëzve të afta t’i kuptojnë gjuhët e të gjithëve, sepse rivendos urën e vërtetë të komunikimit ndërmjet Tokës e Qiellit. Shpirti Shenjtë është Dashuri”, tha Papa Racinger dhe në vijim të homelisë shpjegoi misterin e Rrëshajve me këto fjalë: ( Papa )
“ Shpirti Shenjtë e shndrit shpirtin njerëzor dhe, duke i zbuluar Krishtin e kryqëzuar e të ngjallur, i tregon udhën për t’u bërë sa më të ngjajshëm me Të (Krishtin), për të qenë “shprehje dhe instrument i dashurisë që buron prej Tij” ( Deus caritas est, 33).


Po dje në Vatikan, gjatë Lutjes së Mbretëreshës Qiellore, menjëherë pas Meshe, Papa Benedikti XVI u ndal mbi “dhantitë hiarkike e karizmatike”, me të cilat, prej dymijë vjetësh, Shpirti Shenjtë e“drejton dhe zbukuron” Kishën. Një mirënjohje publike që i referohet eksperiencave të ndryshme e të shumta që përfaqësoheshin nga Lëvizjet e nga bashkësitë e reja Kishtare gjatë vigjiljes së lutje që u mbajt të shtunën, natën e festës së Rrëshajve: (Papa)
“Mes realiteteve të nxitura nga Shpirti Shenjtë në Kishë, janë Lëvizjet dhe Bashkësitë kishtare, që pardje pata gëzimin t’i takoja në këtë Shesh, në takimin e madh botëror. E tërë Kisha, sikur thoshte shpesh Papa Gjon Pali II, është një lëvizje e madhe e frymëzuar dhe e gjallëruar nga Shpirti Shenjtë, një lum që përshkon historinë për të ujitur me hirin e Zotit e për ta bërë të frytshme me jetë, me mirësi, me bukuri, me drejtësi e paqe”.








All the contents on this site are copyrighted ©.