2006-06-05 17:07:55

Kremtimi i Ditës botërore të Mjedisit,me temën: “Mos i braktisni tokat shterpë!”.


(05.06.06.R.V.)Thirrja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Kofi Ananit për të mos braktisur tokat që po shkretohen. Situata është e rëndë sidomos në Afrikën Nënsahariane dhe në jugun e Azisë.
“Mos i braktisni tokat shterpë!”. Ky ishte titulli i ditës së sotme botërore për mjedisin organizuar nga Kombet e Bashkuara. Në mesazhin e tij Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan fton të gjitha qeveritë e botës për të luftuar kundër shkretimit, i cili rrezikon rreth 40% të sipërfaqes tokësore dhe jetën e afro 2 miliardë njerëzve.
Të shtunën e kaluar gjithashtu Benedikti XVI bëri thirrje për mbrojtjen e mjedisit. “Nuk mund të guxojmë të abuzojmë me botën dhe materien si të ishte thjesht material i dashur dhe i krijuar nga ne.” pohoi Papa atë ditë, por duhet t’a konsiderojmë si krijim, si një dhanti që na është dhënë jo për shkatërrim, por që të bëhet kopësht i Zotit, dhe kështu, kopësht i njeriut.“ Dhe ja sot u bë i njohur lajmi se Evropa është impenjuar për të mbrojtur biodiversitetin e kontinentit, me masa të parashikuara për deri në 2010, kryesisht kundra varfërimit natyralistik të habitateve ujore dhe rurale.


Ndër rastet më urgjente është problemi i shkretimit të Afrikës Nënsahariane dhe Azisë jugore. Por cilat janë shkaqet e kësaj dukurie gjeologjike dhe gjeografike. Përgjigjet Prof. Antonio Ballarin, docent i fizikës pranë Universitetit Katolik të Zemrës së Shenjtë në Breshia.


Përgjigje: Këtu ka një aspekt themelor që përfaqësohet nga ndryshimi i përgjithshëm i klimës: rriten temperaturat e planetit dhe në të njëjtën kohë ndryshojnë grafikët e reshjeve në shumë zona. Këto bëjnë që reshjet të zvogëlohen pikërisht në zonat më shterpë. Kësaj dukurie, që është e natyrshme – edhe pse shkaktohet nga gazrat kimike për të cilat janë përgjegjës njerëzit – u shtohen dukuri të tjera për të cilat njerëzit janë përgjegjës në vijë të drejtë. Për shembull një mbarështim i keq i truallit; përdorimi i pakriter, do të thosha, i zooteknikës në vend të bujqësisë; mungesa e instrumenteve të mbarështimit të ciklit të ujrave, sepse ujrat luajnë një rol vendimtar në këtë gjë; një keqpërdorim i trojeve për mungesë qoftë të instrumenteve mekanike, qoftë të atyre kimike.


Pyetje: Sipas jush është e mundur që të kthehet prirja e kësaj dukurie, domethënë të propozohet diçka për rritjen e shtrirjes së tokës së bleruar?


Përgjigje: E keqja e kësaj dukurie është se ndryshe nga problemet e lidhura me ndotjen atmosferike dhe atë të ujrave, që në një farë mënyre mund të shërohen brenda pak vitesh ose disa dhjetëvjeçarësh, kur trualli shpërfytyrohet – domethënë humbet tiparet e veta mekanike, kimike, fizike, dhe biologjike që garantojnë pjellorinë – nis një dukuri, e cila për t’u riparuar kërkon madje deri edhe shekuj.








All the contents on this site are copyrighted ©.