2006-06-04 19:54:59

Kremtimi i solemnitetit të Rrëshajve nga Papa Benedikti XVI në Vatikan


RealAudioMP3 (04.06.06.R.V.) Sot më 4 qershor, në solemnitetin e Rrëshajëve, Papa Benedikti XVI gjatë Meshës dhe lutjes së mesditës të Mbretëreshës Qiellore në Vatikan, nënvizoi se Rrëshajët janë shenjë “bashkimi” e “dashurie” që mposhtin “konfuzionin”, ndarjet dhe përçarjet të shkaktuara nga njeriu. Eshtë Shpirti Shenjtë “protagonisti i vërtetë i Kishës dhe Ai ia mundëson Kishës të përshkojë historinë e të pasurohet me “mirësi, drejtësi, paqe, sepse Kisha – nënvizoi Papa – nuk është vetëm programim e aktivizëm, por para së gjithash është pranim i dhuratës së Shpirtit të Zotit, Shpirtit të dashurisë.
Në vijim, Papa Racinger mes tjerash nënvizoi përmasen universale të popullit të Zotit, që “nuk njeh më kurrfarë kufiri as të racës, as të kulturës, as të hapësirës, as të kohës”. Rrëshajët, simbol i besëlidhjes së re pas asaj të Sinajit, i dhurojnë njerëzimit ‘aftësinë’ e mirëkuptimit reciprok”, aftësinë të flas të njëjten gjuhë e t’i kapërcejë përçarjet e Kullës së Babelit, simbol i shkatërrimit, i grindjeje mes njerëzve.
Në mbarim të meshës, Papa luti uratën e Mbretëreshës së Qiellit, duke i ftuar të pranishmit, Lëvizjet kishtare dhe të gjithë besimtarët “të kthehen tek zanafilla e Kishës”, e të imenjohen në misionin ungjillëzues, secili sipas dhantive që ka fituar nga Shpirti Shenjtë, i cili porsi lum e përshkon historinë për ta ujitur Kishën e çdo njeri me hirin e Zotit, duke bërë të frytshme jetën, me mirësi, bukuri, drejtësi e paqe”: ky pra, është misioni që Papa Benedikti XVI ia besoi qindëra mijëra anëtarëve të Lëvizjeve kishtare, të pranishëm edhe sot në Vatikan, si dje, natën e Rrëshajëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.