2006-06-04 19:58:34

Rurbika: “Shenjtorët e javës së ardhshme” sipas kalendarit kishtar.


(04.06.06.R.V.) Sot, më 4 qershor, Kisha ka kremtuar solemnitetin e festës së Rrëshajëve. Sot pra është festa e ditëlindjes së Kishës, sepse kremtimi i Rrëshajëve, festimi i Zbritjes së Shpirtit Shenjtë Zot mbi Apostujt në Cenakull së bashku me Marinë, shënon plotësimin e premtimeve të Krishtit: dërgimin e Shpirtit Shenjtë për t’i ndihmuar dishepujt e vet në lodhjen, frikën e tyre. U tha: “Do të ju dërgojë Shpirtin Shentjë. Ai do të ju japë forcë, guxim dhe entuziazëm”! Në Zemër të Krishtit është burimi i asaj dashurie që Shpirti Shentjë e derdhi në zemra tona duke na bërë të aftë ta duam Atin sikur e deshti Krishti e duke na nxitur ti duam vëllezërit e çdo njeri, sikur Ai na ka dashur ne.


Nesër, e hënë, më 5 qershor, kalendari liturgjik i Kishës përkujton Shën Bonifacin, ipeshkëv e martir.
Zoti na i dhuron të mirat e çmueshme që i ka premtuar, në mënyrë që të marrim pjesë në natyrën e tij hyjnore, pohon leximi biblik i liturgjisë së ditës. ( 1Pt 1,1-7). Jezusi prej nesh kërkon të zgjohemi e të punojmë seriozisht për ndërtimin e Mbretërisë së Zotit në jetën e përditishme përmes veprave të mira, të drejta e plotë dashuri ndaj çdo njeriu që takojmë në jetë.


Të martën e ardhshme, më 6 qershor, kalendari liturgjik i Kishës do të përkujtojë Shën Norbertin, ipeshkëv të Magdeburgut, themelues i Kanonikëve të Rregullt Premostratenës; Shën Klaudion, abat e ipeshkëv, Shën Paolinen e tjerë.
“Presim qiellin e ri e tokën e re” – pohon leximi biblik e kësaj dite (2Pt 3,12-15.17). Zoti i shndritë ditët tona me shpresë. Sipas pjesës ungjillore të kësaj dite marrë nga shën Marku (Mk 12,13-17) Jezusi na tregon udhën e vërtetë edhe në çështjet ekonomike e fiskale duke na porositur që t’i . “Japim Cezarit atë çka i përket Cezarit, por ti japim Zotit atë çka i përket Zotit”. Zotit i përket zemra e shpirti ynë.


Të mërkurën e ardhshme më 7 qershor, kalendari liturgjik i Kishës përkujton Shën Antonin Gjanelli, ipeshkëv i Bobbios, themeluesin e Bijave të Marisë.
“Zoti nuk na e ka dhënë shpirtin e frikës, por përkundrazi shpirtin e virtytit, të dashurisë dhe të urtisë”, pohon leximi biblik i kësaj dite marrë nga Letra e dytë e shën Palit drejtuar Timoteut ( 2Tm1,1-3.6-12). Ndërsa pjesa ungjillore nga shën Marku (Mk 12,18-27) duke treguar për ndërrimin e grupeve fetare, që njëri pas tjetërit e rrethonin Jezusin duke e provokuar me pyetje të llojllojshme, kësaj herët ndalet tek grupi fetar i Saducejve të cilët e mohonin ngjalljen e të vdekurve. Në vazhdën e Shkrimeve të Shenjta e të Atit, Jezusi duke ju përgjigjur Saducejve, na paraqet “Zotin e të gjallëve”. Vetëm duke u mbështetur në Krishtit Shëlbues, mund t’i mposhtim të këqijat që kërcojnë jetën e njerëzve.

Të enjten e ardhshme, më 8 qershor, kalendari liturgjik i Kishës, përkujton Shën Medardin, ipeshkëv.
“E vërtetë është kjo fjalë: ‘Nëse ne vdiqëm bashkë me Të, bashkë me Të edhe do të jetojmë’ – pohon leximi biblik i kësaj dite marrë nga letra e dytë e shën Palit drejtuar Timoteut (2Tm2,8-15). Ndërsa pjesa ungjillore marrë gjithnjë nga Shën Marku (Mk 12,28-34) na tregon se nuk është largë mbretërisë së Zotit, skribi i cili duke bashkëbiseduar me Jezusin, paraqet rregulloren e artë të jetës së re, që vlenë kurdoherë e për këdo: ‘të duash krejtësisht e në mënyrë integrale Zotin e Vetëm dhe të afërmin prosi veten. “Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë mendjen tënde e me gjithë fuqinë tënde! Dhe “ duaje të afërmin tënd porsi veten” .


Të premtën e ardhshme, më 9 qershor, kalendari liturgjik i Kishës përkujton Shën Efremin, diakon e doktor i Kishës; Shën Prenkën e Feliçanin, martirë.
‘Ligji ytë, o Zot, është burim paqeje’, pohon psalmi i kësaj dite (Ps 118). E nga ungjilli i Shën Markut ( 12,28b-34), na tregon se Jezusi personalisht nga tempulli, i përcakton dhe saktëson tiparet e figurës së Mesisë, birit të Davidit. Leximet biblike të liturgjisë së Fjalës të kësaj së dite, na ftojnë ti dëgjojmë e ti pranojmë mësimet e Atij, Jezu Krishtit që rrij në të djathtën e Atit. Vetëm Jezusi është mjeku që i shëron plagët e shpirtit tonë.


Të shtunën e ardhshme, më 10 qershor, kalendari liturgjik i Kishës përkujton Shën Landerikun, ipeshkëv i Parisit.
“Me jetën time do t’i këndojnë lavdet tua o Zot”, pohon psalmi i ditës (Ps 70), e shën Pali apostull në letrën e dytë drejtuar Timoneut e porosit nxënësin e tij dhe të gjithë ne, ta “kryejmë veprën tonë të shpalljes së ungjillit (2Tm 4,1-8). Shën Marku në pjesën e Ungjillit, (Mk 12,38-44) nxjerrë në dritë vlerën e bujarisë e të zemrës së mirë para syve të Zotit, përmes tregimit të shembullin të vejushës së varfër,e cila dhuron me gjithë zemër atë çka ka për të varfërit. Mos të harrojmë se bujaria, zemërgjërësia nuk matet me sasi por me mirësi.


Të dielën e ardhshme, më 11 qershor, bie e diela e solemnitetit të Trinisë Shenjte e kalendari liturgjik i Kishës në këtë ditë përkujton edhe Shën Barnabën, apostull e shën Paolen Frassinetti, themeluesen e Motrave të Shën Dorotesë.








All the contents on this site are copyrighted ©.