2006-06-01 19:38:49

Lajme shoqërore-politike: 1 qershor


RealAudioMP3 Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha u shpreh se hapja e varreve në Kosinë të Përmetit përbën vepër penale, pasi veprimet janë kryer pa dijeninë e autoriteteve vendore.
Në një pronocim për mediat, Berisha theksoi se: “Nga njohuritë e mija për këtë çështje di se po zhvillohet një hetim nga autoritetet gjyqësore dhe policia kriminale, hetim i cili do të shkojë deri në fund për të zbardhur të vërtetën. Hetimi do të nxjerrë në pah nëse eshtrat e zhvarrosura u përkasin ushtarëve grekë apo janë të shqiptarëve” - theksoi kryeministri.


Kuvendi i Kosovës e quan provokim të rëndë ndërhyrjen e policisë së UNMIK-ut në fashtin Krushë të Voglë afër Prizrenit, bërë banorëve tëtij fshati, qytetarëve të Kosovës dhe institucioneve vendore. Edhe fëmijët e Kosovës sot në Ditën Ndërkomëtare të Fëmijëve kërkuan: “Na lejoni të jetojmë në paqë.” Por këtë festë shumë fëmijë kosovarë e kanë pritur në kushte të rënda sociale. Por më hollësisht nga Prishtina na informon Rabije Ibraj...


Numri i viktimave të tërmetit që tronditi Indonezinë vazhdon të rritet. Ministri indonezian i punëve shoqërore foli sot për rreth 6200 të vdekur dhe 46 mijë të plagosur. Me mijëra ndërtesa janë shkatërruar dhe rreth 700 mijë persona janë tashmë të pastrehë.


“Nëse Irani do të vijojë të refuzojë pezullimin e pasurimit të uraniumit, atëherë përgjigja e bashkësisë ndërkombëtare do të jetë efikase dhe çështja do të trajtohet nga Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara”. Kështu iu përgjigj sot presidenti amerikan Xhorxh Bush pyetjeve të gazetarëve pas një mbledhje qeverie në Shtëpinë e Bardhë.


“Kina do të vijojë të dërgojë ndihma për Hamasin sepse qeveria është zgjedhur në mënyrë të ligjshme nga populli palestinez dhe Pekini nuk do ta ndryshojë politikën e vet në Lindje të Mesme,” - mësohet të ketë thënë zëdhënësi i ministrit të jashtëm kinez Lu Zhinshao.


Ushtarët amerikanë në Afganistan qëlluan për vetëmbrojtje. Ky ishte përfundimi i hetimeve të amerikanëve pas breshërive të së hënës në Kabul, ku humbën jetën të paktën 20 persona. Por ndërkaq në vend nuk resht dhuna. 12 policë u vranë dje dhe 40 vetë u morën peng nga talebanët në Zabul.


Në një raport prej 42 faqesh, gjykata penale ndërkombëtare për ish- Jugosllavinë pohon se Sllobodan Millosheviqi ka vdekur për shkaqe natyrale dhe jo për helmim. Sipas hetuesve, dëshira e Millosheviqit për t’u mbrojtur vetë ka shkaktuar edhe të çara në sigurinë e mbrendshme të burgut, sepse i ka lejuar Millosheviqit që të marrë barna pa recetë mjeku.


SHBA-ës bllokuan ndihma me vlerë 7 milionë dollarë për Serbinë, sepse Beogradi nuk po impenjohet sa duhet për arrestimin e kriminelëve të luftës. Administrata e Uashingtonit kërkoi në mënyrë të veçantë një pjesëmarrje më aktive të serbëve në arrestimin e Ratko Mlladiqit.

Në Lindje të Mesme qeveria e Izraelit kërcënoi se do t’i shumëfishojë operacionet e veta ushtarake në Rripin e Gazës në mënyrë që t’u japë fund sulmeve të palestinezëve me raketa Kasaam, të cilat hidhen drejt territorit izraelit. Ndërsa përsa i përket politikës, sot kryeministri Ehud Olmert, lajmëroi se në fund të qershorit do të takohet me presidentin Abu Mazen.


15 persona mbetën të plagosur sot në Stamboll nga një shpërthim. Burimet e policisë menjëherë njoftuan se fatkeqësia ndodhi nga një gazrrjedhje dhe jo nga ndonjë akt terrorist siç mendohej.


Në raportin e 10-të të UNAIDS-it thuhet se bota i ka tashmë mjetet dhe barnat për ta luftar sëmundjen e SIDE-ës, plagë e shekullit modern, por mungon vullneti politik dhe impenjimi i duhur për ta luftuar këtë dramë të tmerrshme. Raporti i bë i njohur gjatë takimit botëror të luftës kundra SIDE-ës që po zhvillohet në Pallatin e Qelqit në Nju Jork.
Ketu mund te degjoni pjesen e dyte te lajmeve... RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.