2006-05-30 20:32:45

të shtunën më 3 qershor Papa do të takohet në Vatikan me lëvizjet kishtare. Kësaj ngjarjeje do t’i paraprijë Kongresi botëror i Lëvizjeve dhe i bashkësive kishtare.


RealAudioMP3 Nesër në orën 21.00 Ati i Shenjtë Benedikti XVI do të kryesojë kremtimet me rastin e mbylljes së muajit të Majit, kushtuar Zojës së Bekuar.


Nga Kisha katolike në trevat shqiptare veçojmë: kremtimi i festës të Të Shelbuemit në Dajç të Bregut të Bunës, kungimi i parë i 18o fëmijëve në kishën Katedrale të Shën Shtjefnit në Shkodër dhe takimin e të rinjëve të pagëzuar Natën e Pashkëve në Fier.


Në Indonezi rëndohet bilanci i tërmetit që goditi ishullin e Javës të shtunën e kaluar. Ndërsa vonohet gjithnjë arritja e ndihmave humanitare dhe në vend ka emergjencë shëndetësore, numri i viktimave arriti në 5.500 vetë.


Sot Kisha Katolike përkujtoi Shën Zhan D’Arkën.








All the contents on this site are copyrighted ©.