2006-05-30 20:33:11

Papa të shtunën në Vatikan do të takohet me Lëvizjet kishtare pas kongresit botëror të grupeve laike, lëvizjeve kishtare e komuniteteve të reja.


RealAudioMP3 (30.05.06. R.V.)Me kujtimet ende të gjalla dhe imazhet e freskta në zemër të udhëtimit apostolik në Poloni, Benedikti XVI e Kisha po i afrohen një tjetër takimi të rëndësishëm: takimit të Lëvizjeve dhe të komuniteteve të ndryshme kishtare me Papën, në program të shtunën e ardhshme më 3 qershor në Vatikan, natën e festës së Rrëshajëve. Në këtë takim pritet të marrin pjesë mbi 300 mijë persona, anëtarë të mëse njëqind grupeve laike, lëvizjeve kishtare e komuniteteve të reja.
Takimi i shtunës do të paraprihet nga Kongresi botëror i Lëvizjeve dhe i Komuniteteve kishtare që do të mbahet nga data 31 maj deri më 2 qershor në Rocca di Papa afër Romës, mbi temën: “Bukuria e të qenurit të krishterë dhe gëzimi i kumtimit të tij”.
Sot si tetë vjetë më parë, ekziston një botë që propagandon modele të jetës pa Zot. Sot si tetë vjetë më parë, ekziston nevoja e madhe për “personalitete të krishtera të pjekura, personalitete të rritura”, e “bashkësi të gjalla” që dëshmojnë “fenë pa mëdyshje, pa hezitime, pa‘nëse’, pa ‘ndoshta’ , pa ‘mirëpo’ e pa ‘dredhime’ por me qartësi, me bindje e dashuri.
Presidenti i Këshillit Papnor për Laikët, kryeipeshkëvi Stanislaw Rylko, gjatë konferencës së sotme për shtyp në Vatikan, tha se takimi me Lëvizjet kishtare tregon vëmendjen e veçantë që Papa Racinger ka pasur përherë, edhe si kardinal, ndaj realiteteve të reja kishtare, që lulëzuan qysh na Koncili i II-të i Vatikanit:
“I zgjedhur Papë, Benedikti XVI përherë ka treguar vëmendje të posaçme ndaj lëvizjeve kishtare, për të cilat në gushtin e vitit të kaluar në Këln u tha ipeshkëvijnve gjermanë: “Kisha duhet ta vlerësojë këtë realitet e në të njëjten kohë duhet ta udhëheq me urtësi baritore, kështu që të ndihmojë sa më mirë, me dhanti të ndryshme që ka prej Zotit, në ndërtimin e bashkësisë fetare. Në vijim Papa shtoi: “Kishat lokale (vendore) dhe lëvizjet, nuk janë në kundërshtim mes tyre, por përbëjnë strukturën e gjallë të Kishës”.
E kjo ”strukturë” do të dalë mirë në dritë para opionin publik botëror këtyre ditëve, kur mbi qindra Lëvizje kishtare do të përfaqësohen në Kongresin Botëror në Rocca di Papa afër Romës, nga data 31 maj deri më 2 qershor, dhe në ngjarjen e 3 qershorit në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Sipas të dhënave, në takim me Papën do të jenë të pranishëm mbi 300 mijë pjesëmarrës nga mbarë bota: 30 mijë italianë, 4 mijë gjermanë, 5 mijë nga Amerika Latine, mbi 70 mijë nga Afrika e Azia e 100 nga Kisha e Oqeanisë.
Po përmendim se Lëvizjet kishtare si Neokatekumentët, Fokolarinët e të tjerë, janë të pranishëm edhe në realitetin e Kishës Shqiptare.







All the contents on this site are copyrighted ©.