2006-05-30 20:35:24

Nesër në kopshtet e Vatikanit mbyllet muaji marian: Benedikti XVI do të mbyllë nesër në orën 21.00 në kopshtet e Vatikanit, muajin e Zojës së Bekuar.


(30.05.06. R.V.)Kremtimet do të fillojnë në orën 20.00 me një procesion që do të niset nga kisha e Shën Shtjefnit të Abisinëve drejt shpellës të Zojës Sonë të Lurdit. Imzot Angjelo Komastri, vikari i Papës për Qytetin e Vatikanit, do të udhëheqë rruzaren. Procesioni do të përfundojë te shpella e Lurdit.
Kisha e Shën Shtjefnit të Abisinëve është një nga kishat më të vjetra të Qytetit të Vatikanit. U themelua në kohën e Shën Luanit të Madh. Më vonë së bashku me strehën e shtegtarëve priti kryesisht abisinët, shtegtimet e të cilëve në Romë janë të dokumentuara që nga shekulli XIII.







All the contents on this site are copyrighted ©.