2006-05-29 16:55:01

Nga aktiviteti i Kishës në trevat Shqiptare: lutje e nisma të ndryshme përshpirtërie në nderim të Nënës Qiellore, Vigjëres Mari gjatë majit në Durrës.


(29.05.'06.R.V.)Dëgjues të nderuar gjendemi në përfundim të muajit maj, muajit të cilin Kisha ia kushton nderimit të Nënës Qiellore, Virgjërës Mari. Si dihet, në jetën e krishtenimit, Zoja e Bekuar, Vigjëra Mari ka qenë dhe përherë është e pranishme që nga fillimet.
Prej dasmës së Kanës së Galilesë e mëtutje, gjatë tërë jetës së Jezusit e më vonë gjatë jetës së Kishës, Nëna e Shëlbuesit tonë, Zoja Mari, merrë pjesë në mënyrë aktive, prandaj besimtarët e krishterë gjithmonë kanë pasur një nderim të posaçëm ndaj Saj, madje Asaj i janë drejtuar kurdoherë e përçfarëdo nevoje duke kërkuar ndihmën e Jezu Krishtit Zot përmes ndërmjetësimit të saj amnorë.
Vigjëra Mari për besimtarët e krishterë është shkolla më e lartë e fesë nè Zotin dhe e shërbimit ndaj të afërmit. Shkolla e lutjes, e përvujtërisë dhe e dashurisë së pakushtëzuar. Kështu, me lutjen e uratës së Rruzares shenjte, besimtarët në një farë mënyre përshkojnë përmbledhjen e Ungjillit të Krishtit, meditojnë misteret e fesë së krishterë dhe marrin forcën shpirtërore për të jetuar në përkim me mësimet e Mësuesit Hyjnor.
I shprehem këto mendime, dëgjues të nderuar, për të nënvizuar përshpirtërinë e posaçme që edhe populli shqiptar ka pasur dhe ka për Nënën Qiellore, Zojën e Bekuar. E për për nder të saj kremtohet lutje, festa e organizohen nisma të ndryshme apostolike, sikur na njofton nga Durrësi, bashkëpunëtori ynë Matish Gjeluci. Ta dëgjojmë....2.30RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.