2006-05-28 20:38:53

Ja argumentet kryesore të programit të 28 majit.Papa Benedikti XVI e mbylli shtegtimin e tij apostolik në Poloni me vizitën historike në kampin e përqendrimit në Aushvic e në Birkenau.


RealAudioMP3 Ati i Shenjtë u lutë në heshtje e pas nderimit të viktimave para përmendoreve , në fjalimin e tij dënoi krimet e nazizmit dhe tmerret e tija duke kërkuar falje e pajtim.

Sot paradite në kujtim të Gjon Palit II, Papa Racinger kremtojë Meshën në Blondie, në Krakovi, para një milion e gjysëm besimstarësh, me ç’rast Papa i ftoj Polakët ta dëshmojnë me guxim fenë në Evropë dhe në botë.

Shqiptarët shtegtuan sot në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë në Gjenacan afër Romës. Meshën solemne të shtegtimit të përvitshëm të shqiptarëve emigrantë e udhëhoqi imzot Rrok Mirdita, President i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë.

Në Indonezi, gati 4.700 të vdekur nga termeti. Mëse gjysma e viktimave në Bantul, afër Jogjakartës. Bota është mobilizuar me ndihma humanitare për të pastrehët. Papa Benedikti XVI shpreh ngushëllimet e dhimbjen e tij dhe iu lutë Zotit për viktimat e tragjedisë që ka goditur këtë vend.








All the contents on this site are copyrighted ©.