2006-05-28 18:16:31

Benedikti XVI në Poloni, pushton Krakovinë e Wojtiles. Të rinjëve Papa u thotë : mos merrni drogë, këtë ju kërkoj si babai. Në Meshën e sotme në parkun e Blonies, morën pjesë mbi një milion besimtarë.


RealAudioMP3 Një kremtim madhështor i Meshës Shenjte udhëhequr nga Papa në Blonie në Krakovi, në vendlindlindje të Papës Wojtila, nga ku Benedikti XVI i ftoj besimtarët polakë të “mos kenë frikë të mbështetën në Krishtin, të mos kenë frikë ta ndërojnë jetën e tyre personale në Kishë e me Pjetrin”. Ndajeni “bashkë me popujt tjerë të Evropës e të botës thesarin e fesë së krishterë!” Ky pra është misioni që Ati i Shenjtë Benedikti XVI ia besoj Polonisë sot në ditën e katërt dhe të fundit të shtegtimit të tij apostolik gjatë kremtimit të Meshës solemne në rrafshin e Bloniet në Krakovi, në praninë e një morie të pakufijshme besimtarësh.
Sipas të dhënave të policisë vendore, më se një milion e gjysëm pjesëmarrës e kanë përcjell meshën e sotme paradite. Besimtarë e duarëtrokiten gjatë Papën Racinger e një “Gjin-kujem, gjin-kujem” – një ‘falemnderit’ jehonte fuqishëm e njëzëri nga të pranishmit në shenjë të mirënjohjejes e falendërimit për vizitën e tij dhe përforcimin në fe.
“Krakovia, qyteti i Karol Wojtilës e Gjon Palit II, është edhe Krakovia ime!” – u shpreh Benedikti XVI, i cili para një turme të pakufijshme njerëzish shprehi “emocionin e tij të thellë” për mundësinë që pati të kremtojë Eukaristinë pikërisht në atë vend, ku Gjon Pali II shpesh herë ka kryesuar Meshën gjatë udhëtimeve të tija apostolike në vendlindje:
“Gjatë liturgjisë takohej me popullin e Zotit gati në çdo skaj të botës, por s’ka dyshim, se çdo herë kremtimi i Meshës Shenjte në rafshin e Bloniet në Krakovi, për të ishte një ngjarje e jashtëzakonshme”.
Dhe shtoj:
“Në fillim të vitit të dytë të papnisë sime, erdha në Poloni e në Krakovi për një kërkesë (nevojë) të zemrës, si shtegtar gjurmëve të Parardhësit tim. Desha të thithja ajrin e Atdheut të tij- Desha të shikoja tokën në të cilën lindi e vendin që e rriti për të marrë mbi vete shërbimin e palodhshëm ndaj Krishtit e Kishës universale”.
Gjatë homelisë Benedikti XVI mes tjerash shpjegoj Solemnitetin e festës së sotme, të të Ngjiturit e Krishtit në Qiell duke thënë se “Jezusi që ngjitet në Qiell na thotë se caku ynë nuk është i “tëri këtu” mbi tokë. “Jemi të thirrur, duke jetuar në tokë, ta fiksojmë, ta përqendrojmë vështrimin tonë drejt qiellit, ta orijentojmë vëmendjen, mendimet dhe zemrën ndaj misterit të pashqyrtueshëm të Hyjit… aty – pohoj Papa – ku përmbahet, aty ku gjendet domëthënia përfundimtare e jetës sonë”.
“Feja – vijoi Ati i Shenjtë – është akt njerëzor tepër personal, që realizohet në dy përmasa. Të besosh domëthënë, para së gjithash, të pranosh atë çka Zoti na dëfton mbi veten, mbi qenien tonë e mbi realitetin që na rrethon, edhe atë që është e padukshme, e pashqyrtueshme, e paimagjinueshme. Ky akt i pranimit të të vërtetave hyjnore të dëftuara – pohoj Papa – e zgjëron horizontin e ekzistencës sonë. Pranimi i një përkufizimi të tillë të arsyes nuk arrihet aq lehtësisht, vërejti Papa Benedikti XVI dhe shtoj se “ pikërisht këtu, në këtë çast kur arsyeja jonë njerëzore gjendet para misterit të pashqyrtueshëm, feja dëfohet edhe në përmasen e dytë: atë të besimit në një person – jo në një person të zakonshëm, por në Krishtin. Për ne është e rëndësishme ajo çka besojmë, por edhe më e rëndësishme është Ai në të cilin besojmë”. Po për këte lypet forca e guximi, tha Papa e shtoj:
“Para se të kthehem në Romë, për të vijuar në misionin tim, duke u lidhur me fjalët që Gjon Pali II i shqiptoj këtu në vitin 1979, ju nxis të gjithë juve: ‘Duhet të jeni të fortë, të dashur vëllezër e motra! Duhet të jeni të fortë me atë forcë që buron nga feja! Duhet të jeni të fortë me forcën e fesë! Duhet të jeni besnikë e besimtarë!”
“Sot më shumë se në çdo epokë tjetër – shtoi Papa Racinger – keni nevojë për këtë forcë” për “ta dëshmuar para botës së sotme me guxim Ungjillin, duke i sjell shpresë të varfërve, të atyre vuajnë, atyre që janë të braktisur, të dëshpruar, atyre që kanë etje për liri, për të vërtetën dhe paqen”:
“Edhe unë Benedikti XVI, Pasardhës i Papës Gjon Palit II, ju lusë të shikoni nga toka drejt qiellit – të ngulni vështrimin tuaj në Atë – i cili prej dymijë vjetësh – ndiqet prej breznive në brezni që jetojnë e pasojnë mbi tokën tonë, duke rigjetur në Të kuptimin përfundimtar të ekzistencës. Të përforcuar nga feja në Zotin, të impenjohemi me zell në konsolidimin e Mbretërisë së Tij mbi tokë: të Mbretërisë të së mirës, të drejtësisë, të solidaritetit e të përdëllimit”.
Papa ja besoj Polonisë një mision: atë të “bashkëndarjes së thesarit të fesë me popujt e tjerë të Evropës e të botës”, duke dëshmuar “se Zoti është dashuri”. “Qëndroni të fortë në fe! – përfundoi Papa në gjuhën polake – qëndroni në shpresë! Qëndroni të rrënjosur në dashuri!”.


Gjatë Meshës Solemne Papa Benedikti XVI i ftoj besimtarët polakë të “mos kenë frikë të mbështeten në Krishtin, të mos kenë frikë ta ndërtojnë jetën e tyre personale në Kishë e me Pjetrin”.
Sot paradite në Krakov Papa bashkë me mëse një milion e gjysëm besimtarë të pranishëm në Eukaristi, iu lutë Zotit për viktimat e termetit që ka goditur Indonezinë. Dje, posa mori lajmin, Benedikti XVI, menjëherë ka dërguar mesazhin e ngushëllimit e të pjesëmarrjes së tij në dhimbje si dhe ka siguruar afërsinë e vet popullsisë indonezijane.
Po sot në mesditë, gjatë lutjës së Mbretëresh Qiellore, Papa ka kujtuar edhe një herë lutjen e djeshme të mbrëmjes bashkë me të rinjtë mbajtur në të njëjtën fushë të Blonies, e në mënyrë të posaçme impjenimin marrë nga 30 mijë të ri për të mos ra kurrë më në skllavërinë e drogës.


“Ju kërkoj porsi baba – tha Ati i Shenjtë – t’i qëndroni besnik kësaj fjale të dhënë. Këtu bëhet fjalë për jetën tuaj e për lirinë tuaj. Mos lejoni t’i nënshtroheni iluzioneve, mashtrimeve të kësaj bote”. Ndërtojeni jetën tuaj mbi Krishtin e me Krishtin, çka do të thotë të ndërtoni mbi një themel që quhet dashuri e kryqëzuar. Do të thotë të ndërtoni me Dikë që, duke na njohur më mirë se ne njohim veten, na thotë: “Ti je i çmueshëm para syve të mi,… je i denjë e me vlerë e unë të dua”.
Kështu pra i porositi Papa të rinjtë të cilët i ftoj të mos kenë frikë e as mos të ngurrojnë të mbështetën mbi Krishtin, shkëmbin e vërtetë të jetës.







All the contents on this site are copyrighted ©.