Kalendari i ditës: 26 maj. Përkujtojmë Imzot Gaspër Thaçin në 60-vjetorin e vdekjes
(† 26/5/1946)
Me vdekjen e Imzot Lazër Mjedjes, kryeipeshkvit të Shkodrës, vendin e tij me 19 mars
1936 e zuri Imzot Gaspër Thaçi. Mësimet fillore Imzot Thaçi i kreu në shkollat
kishtare të vendlindjes, në Shkodër e pastaj, sikurse edhe shumica e klerikëve të
tjerë shqiptarë, vijoi studimet teologjike e filozofike në Insbruk, Austri. Meshën
e parë e çoi më 21 nëntor 1911 dhe menjiherë filloi shërbimin si famullitar në dioqezin
e Sapës në Nënshat, Dajç e Qelëz të Pukës, ku me 8 dhjetor 1912 ngriti edhe flamurin
shqiptar. Nën drejtimin e tij u organizuan shumë konferenca tepër të rëndësishme
me karakter doktrinor e shoqëror që patën për qëllim përgatitjen e besimtarëve katolikë
për kohët që po afroheshin. Imzot Thaçi qe organizatori i komitetit për kremtimin
e festive jubilare të Shna Ndout e të Shën Luigj, si edhe 700-vjetorit të lindjes
së Shën Françeskut, ngjarje të cilave, shtypi i asaj kohe u kushtoi vëmendje të veçantë. Mbylli
sytë në Shkodër me 26 maj të vitit 1946 pas një lëngate të gjatë e pasi kishte parë
edhe fillimin e martirizimit të Kishës katolike shqiptare. Salikimet u kremtuan
me datë 29 të po atij muaji. Ishin salikimet e fundit madhështore që përjetonte Shkodra.
Imzot
Thaçi ashtu si edhe vëllai i tij Kolë Thaçi u dallua edhe në fushën e letërsisë. Më
poshtë po japim disa tingëllima (sonete) që Imzot Thaçi i kushtonte meshtarit martir
shqiptar Dom Lazër Shantojës, kur ky i fundit ishte famullitar në Sheldi të Shkodrës.
PREJ
RRANZET TË NENSHATIT
Pak para Pashkëvet (1920) i Nder. Dom Gaspër Thaçi lête
shkrepin e Nenshatit, prej kah shifet per bukurí e begatshmja fush’ e Zadrimës, e
shkote m’u pjekë në kolegen e vet Dom Lazër Shantojën, qi tash â famullitár në mal
të Sheldís. Mbet i shtangun aj Zotní tuj himun n’odë kndimit të kolegës. Në njen
anë, kah e djathta e atí qi hinë mbrendë; pau pjanoforten e në tjetrën, kah e rrmakta,
shtratin e qemalen; kundruell deret, e shi per krahë të dritsores pat para sysh dy
bibljoteka mbushë me libra gjithënduersh, e njitë me bibljoteka, dy tavolina, ku per
gjith ditë prifti i rí i Sheldís rrin 3 a 4 orë tuj këndue e tuj punue për letratyrë
t’onë; e si të lodhet merr në dorë qemalen a ulet tu pjanoforta, e tuj u argtue me
muzhikë harron të lodhunit e kndimevet e pregatitet per studime tjera, qi shpejt (na
vê mendja) kan me vjeftun fort edhe për letratyrë t’onë kombtare. Si u kthye Dom
Gaspri në qelë të vet të Nënshatit deshti me 6 tingllime m’e shprehë përshtypjen e
kandshme qi pat at ditë n’odë të kolegës; e Kalendari ynë këto vjerrsha po don me
i botuemun përsé vínë jo veç me i diftue shumkuej se si mund t’a shkojnë kohen me
dobi të vet e të kombit, por edhe pse na zblojnë se Dom Gaspri vetë â i zoti me begatuem
letratyrën t’onë me shkrime edhe mâ të randa, falemi nderës Zotit, e dimë se ja ká
nisë. Qe pra rreshti i ktyne tingllimevet:
NDJESINA E KUJTIME
Bibljoteka
Mbylle,
shekull proshmues, at gojë restare Qi tuj ferflluemun vnerin e idhnís Po i helmatisë
sot zemrat atdhetare E nderën ftofë qi i duhet bâ Priftnís. Mbylle; persé nuk
âsht jo kundershtare Gjendja e Meshtarit per lulzim t’Arbnís: E ndjesinat e
tija besimtare S’ja presin udhën dritës e gjytetnís. Avitu ktu e shikjo, në
paç sy me pá; Shikjoj kto rafta dijet gjithnduerishte, Qi mbledhë nji bìr i
popullit e ká Kqyr, kqyr sá vepra të bukra letrarishte Kenka bashkue në ket
Bibljotekë! Ai bir i popllit âsht nji i Çetës Klerishte!
Shkritorja
Jo,
s’e shkon jetën në papuná të mjerueme Letrari i jem; por ulë permbi Shkritore Thithë
lângë gjith ditën, si nji bletë e msueme, Nder lule të kandshme të bimave letrore. E
kuer hijen e vet mbi tokë të zezueme E shtrin nata gjithkund, në dritë kandilore Vijon
aj prep se prep me të papushueme Hitì në frytnim të lulzimevet Arbnore. Të falem,
Shkritore e ndershme e ktì Letrarit, Permbrenda së cilles kush e din sà gjindet Vepër
e ruejtme per dobì të Shqyptarit! Të falem! Atdheu, qi sod âsht kah perlindet, Deri
në mâ të largtat mote asaj Pendë arit Me të zemerta falnderje tesh i bindet.
Shtrati
Âsht
lodhë e kputë prej kndimesh; teshmâ shtati I lypë natyrës nder të vona të natës
pushimin. Çou, o Letrar i jem, e shko tu Shtrati, E lecoja vetvedit pak mundimin. Shkò
tu Shtrati mbloj-bardhë!... I bardhë ty fati Në zemër të kullueme do të kèt qeshë,
qi shllimin E ngule të bukren Bardhesì!...fatngrati Kush n’ideale të zeza e
mban kujtimin! Pushoni, o gjymtyrë të lodhuna!me fleta Të prarueme në pushim
t’uej tesh u bâjnë mblojë Êjt e Parrizit, qi me kangla të veta Gjumin e âmbel
kan m’e ndjellë, e në rojë Fisnike rreth e rreth tesh siellen çeta— Çeta mbi
ju të derguem prej s’Lumes Zojë.
Pjanoforta
Të bukur e paska
Pjanoforten! Sà Kandshem po i xirka tingellat! Shijimi Sa do të ndihet hyjnuer
kuer merr me i rà Ai qi per hartë zanore e shkrin mallimi! Të lodhun prej xânesave,
si m’e pà Letrarin t’em po më bâhet, kah trillimi I kcen per Pjano të vet; e
shkon tuj ngà, E në të prekuna të përmallshme i derdhet gzimi. Zana, knaqnju;
e dishepullit t’uej rrini Gadi, sa herë aj plot me harmoni U joshë qi në ndihmë
per vepra ju t’i vini. Po, po; der sà t’a xéjn ajo dashtni Qi mbreti i uej per
harte të bukra i shtini, Në mâ t’amblat vepra jetën kà m’e shkrî.
Interrumpendum
Po
kush do të jén ai djalë qi turr çohet Prej shkritorjet; e fill shkon e i avitet Stufës;
e në karrigë të posaçme po na lshohet Në pushim me’j liber në dorë; e nuk i pritet Pà
i shtrimun kambët e ftofuna, qi të ngrehet E prep forcadja e lodhun t’i persritet? Aj
âsht Letrari i jem, qi nji grimë kohet Pushon, sà mendja pak t’i davaritet. Perpushet
zjermi...vlon nji xheze...shtîhet Sheqeri në tas...âsht gadi, e plot shije Hurba-hurba
valukeza perdîhet... Të baftë mirë! Në pushim, tu stufa, me njat pije Gjaku
xehet e jeta edhe pertrihet... Tesh çou, e menden zhyte prep nder dije.
Të
lumët
Të lumët, o Dom Lazër! Ti jo veç me fjalë, Por me nji cenë të palodhshme
tuj punue, Se Kleri në të vojtun para nuk âsht ndalë Proshmuesit shekull don
me ja diftue. Të lumët! mbas shembullit t’and tesh kan me dalë Prep lule tjera,
e tubë kan m’u bashkue; E nji zgjimit fatbardhë tue u përfalë, Jetën e vet veprueshëm
m’e kalue. Un të shikjoj e pergzohem; e nji farë Turpit kujtimet lerg e lerg
m’i tretë, Kah më ndezet në zemër andja qi n’e parë Plot zell per harte të bukra
e pata vetë; E më thotë: Persé, persé nuk sillesh mbarë, Per mos m’e lanë mâ
kurr letraren jetë?
Gaspër Thaçi, Kalendari i veprës pijore, 1921, ff.
21-24.