2006-05-27 20:05:04

Ja argumentet kryesore të programit të 27 majit: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë


RealAudioMP3 Vijon vizita e Atit të Shenjtë në Poloni. Në këto minuta që flasim porsa u
mbyll takimi i Papes me të rinjtë në Blonie.


Pritje bujare dhe shumë e përzemërt edhe në Vadovicë për Benediktin XVI. “Vadoviceja nuk mund të mungonte” në intinerarin e këtij pelegrinazhi në tokën polake” – u shpreh Papa Racinger.


“Do të dëshiroja t’ju thosha se edhe unë, ashtu si edhe i shtrenjti kryeipeshkëv kardinal Stanislao Gjivish, shpresoj se Provanija të na lejojë së shpejti lumnimin dhe kanonizimin e të dashurit tonë Papës Gjon Palit II.” - tha Ati i Shenjtë.


Më pas Benedikti XVI vijoi udhën dhe u dal te Shejtërorja e Mëshirës Hyjnore të Lagievnikit.


Në pjesë e dytë të programit tonë: Liturgjia e Fjalës së Zotit e solemnitetit të festës të të Ngjiturit të Jezu Krishtit në Qiell – festës të Shëlbuemit.
(Leximet biblike nga: Vp 1,1-11; Ef 4,1-13; Mk 16,15-20

Nesër në Gjenacan zhvillohet shtegtimi tradicional i të gjithë shqiptarëve te shenjtërorja e Zojës së Këshillit të Mirë.







All the contents on this site are copyrighted ©.