Ja argumentet kryesore të programit të 23 majit: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë
Polonia është kulmin e përgatitjeve për të pritur Papën Benedikti XVI, që do të niset
për në atdheun e Gjon Palit II pas dy ditësh.
“Ngulja e vështrimit mbi
Kryqin e Shëlbuesit tonë, na ndihmon për t’u bërë më të vëmendshëm ndaj vuajtjeve
të të tjerëve.” Kështu shprehet Papa Benedikti XVI në një letër drejtuar Eprorit të
përgjithshëm të Shoqërisë së Jezusit, Atë Peter-Hans Kolvenbah.
Ati i Shenjtë
Benedikti XVI priti sot në audiencë kryeministrin bullgar Stanishev.
Referendumi
në Malin e Zi, paraqet një skenar të ri stabiliteti gjeopolitik në rajonin e Ballkanit.
Në mikrofonin e Radio Vatikanit flet Atë Pashko Gojçaj o.f.m.
Kryeministri
shqiptar Sali Berisha gjatë vizitës së tij në Shkodër mbështeti ndërtimin e një parku
të ri industrial.