2006-05-22 17:29:37

Dje, gjatë një kremtimi solemn, u shugurua konkatedralja e re e Sofies, kryeqytet i Bullgarisë


(22. 05. 06 R. V. ) Katedralja, kushtuar Shën Jozefit, qe shkatërruar gjatë Luftës II Botërore.
“Është simbol i rilindjes së krishterë të Bullgarisë. Shënon hapjen e një faqeje të re në historinë e Sofies, kryeqytetit dhe qendrës më të madhe kulturore të Vendit” . Kështu u shpreh kardinali Angelo Sodano, sekretar i Shtetit të Vatikanit, që kryesoi ritin e shugurimit, gjatë të cilit paraqiti edhe përshëndetjen e Papës Benedikti XVI. Hirësia e Tij theksoi se me rindërtimim e katedrales, u përmbush premtimi që i pati bërë Gjon Pali II bashkësisë katolike bullgare gjatë shtegtimit të tij historik në këtë vend më 2002.







All the contents on this site are copyrighted ©.