2006-05-20 14:37:19

Benedikti XVI emëroi kardinalin Ivan Dias Prefekt i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve


(20. 05. 06 R. V. ) Kardinali Dias zë vendin e kardinalit Kreshencio Sepe, që emërohet kryeipeshkëv i Napolit në Itali.
Kardinali Ivan Dias, deri tani kryeipeshkëv i Bombeit, shumë i njohur në Shqipëri, lindi në qytetin Mumbai, në Indi, më 14 prill 1936. Ndërmjet viteve 1973 – 1982 ishte kryetar dege pranë Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit. Në maj 1982 u emërua Pro-Nunc Apostolik në Ganë, Togo e Benin. Në vitet 1987 - 1991 ishte Pro-Nunc në Kore të Jugut, ndërsa nga 1991 deri më 1997, Nunc Apostolik në Shqipëri. U krijua kardinal nga Gjon Pali II në Konçistorin e 21 shkurtit 2001.







All the contents on this site are copyrighted ©.