2006-05-18 18:14:36

Ja argumentet kryesore të programit të 18 majit: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë


RealAudioMP3 “Duke rikujtuar parimet themelore etike, Kisha nuk e cënon karakterin laik të shtetit.” Këtë theksoi Benedikti XVI në fjalimin drejtuar ipeshkvijve italianë, të cilët i priti në Vatikan.


“Paqja është e mundur ndërmjet kombeve, që bashkëpunojnë mbi bazën e politikave të orientuara nga vlerat e mbinatyrshme e jo mbi bazën e interesave ekonomike e të diskriminimit sipas pasurisë dhe besojmës. Kështu u tha Ati i Shenjtë Benedikti XVI përfaqësuesve të rinj diplomatikë të Indisë, Çadit, Kepit të Blertë, Australisë dhe Moldavisë gjatë paraqitjes së letrave kredenciale.


Sot paradite, pikërisht një javë para vizitës në Poloni, Benedikti XVI priti në audiencë kryeministrin polak Kazimierz Marçinkieviç.


Sot pasdite Papa Benedikti XVI priti gjithashtu edhe metropolitin Kirill të Patriarkanës së Moskës.


“Romani i Den Braunit “Kodi i Da Vinçit” dhe filmi me të njëjtin titull falsifikojnë veprën e Leonardo da Vinçit.” Me ne profesor Aleksandër Vecozi.

Beteja të përgjakshme në jug të Afganistanit. Viktimat janë 72.







All the contents on this site are copyrighted ©.