2006-05-18 18:10:47

18 maj: Sot kisha katolike përkujtoi Shën Gjonin I papë


RealAudioMP3 Shën Gjoni, me origjinë nga Toskana, u transferua shumë shpejt në Romë, duke u bërë diakon i kësaj kishe. Fitoi nderimin e klerit e të popullit, që e zgjodhën papë pas vdekjes së papës Ormisda në vitin 523. Papnia e tij vijoi vetëm 30 muaj, por këto i mjaftuan për t’i dhënë shtytje të fuqishme përpara jetës së krishterë. Shën Gjonin I papë Rindërtoi varreza, gjallëroi veprimtarinë kushtuar këngëve kishtare, realizoi reformën liturgjike, e cila pastaj u çua deri në fund nga Papa Gregori i Madh.
Një nga meritat e mëdha të këtij pape, është se reformoi kalendarin: me të vitet nuk numërohen më duke filluar nga viti i themelimit të Romës, por nga viti i lindjes së Krishtit. Kështu ndarja e historisë në dy epoka, në para e pas Krishtit, vjen deri në kohët tona që nga papnia e Shën Gjonit I.







All the contents on this site are copyrighted ©.