2006-05-16 19:26:02

Nga veprimtarija e Kishës në trevat Shqiptare: Atmosfera e Pashkëve vijon të jetohet me gjallëri në Shkodër.


(16.05.06. R.V.)RealAudioMP3 Të enjten dhe të premten e kaluar në Kishën e Zojës Rruzare, pas përfundimit të katekizmit, u krezmuan 110 të rinj e të reja.
E në muajin Maj—Muaj i Zojës, s’kanë të ndalur shtegtimet e besimtarëve katolikë në Kishën e Zojës së Këshillit të Mirë rrëzë kalasë së Rozafës. Po më hollësisht nga Shkodra na informon bashkëpunëtorja jonë Jolanda Baba........


Nga Shkodra kalojmë në Kosovë. Të dielën që kaloi në Kishën e Shëna Ndout në Prishtinë u mbyll festivali ndërkombëtar i muzikës së re me titull “Remuzika”. Merrnin pjesë muzikantë nga Kosova, Hollanda, Franca, Bullgaria, Belgjika etj. Ndërsa të shtunën në Gjakovë u mbajt “Mitingu i poezisë” organizuar nga shoqata “Gjon Nikollë Kazazi” dhe Ministria e Kulturës.
Gjithashtu me anë të një ekspozite u përkujtua 80 vjetori i lindjes dhe 60 vjetori i krijimtarisë i piktorit Engjëll Berisha. Nga Prishtina të ndjekim shërbimin që ka përgatitur për ne Rabije Ibraj...
 







All the contents on this site are copyrighted ©.