2006-05-16 19:16:50

Ja argumentet kryesore të programit të 16 majit: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë.


RealAudioMP3 Fjalët e Papës drejtuar pjesëmarrësve në mbledhjen plenare të Këshillit Papnor për Emigrantët dhe Endacakët, janë në qendër të vëmendjes në takimin të organizmit të Vatikanit që vijon punimet në Romë. Në fjalimin e tij Benedikti XVI ripohoi se dialogu ndërfetar duhet të jetë përherë i bazuar në respektin reciprok, pra i anasjelltë.
Nisi në Romë shtegtimi më i madh i katolikëve rusë. Nesër paradite në audiencën e përgjithshme do të jenë të pranishëm 150 shtegtarë nga Rusia, ndërsa sot pasdite u paraqit libri “Mjeku shenjt i Moskës”.


Në Zvicër u krijua Këshilli i feve. Një nga qëllimet kryesore të tij organizmi është promovimi i dialogut ndërfetar dhe përhapja e frymës së paqës në Vend.


Nga Kisha shqiptare veçojmë: Përmendorja e të Lumës Nënë Terezës vendoset në qendër të Vaut të Dejës.


Në Kishën famullitare të Zojës Rruzare të Shkodrës 110 të rinjë morën sakramentin e krezmimit nga kryeipeshkëvi imzot Massafra i cili i ftoj të rinjtë shqiptarë ta kenë Krishtit pik referimi dhe orijentimi të jetës së tyre.


Në Prishtinë në ambiente të Kishës Katolike të Shëna Ndout u mbajt festivali ndërkombëtar i muzikës së re, ndërsa në Gjakovë të shtunën e kaluar është mbajtur takimi i 42-të i Poezisë.


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha lajmëron ndërtimin e disa TEC-eve të reja në Shqipëri

Një përshëndetje të përzemërt të gjithë dëgjuesve të Radio Vatikanit nga redaksia e gjuhës shqipe. Në mikrofon....

Emisionin tonë mund ta ndiqni edhe në faqen e internetit dubël vë dubël vë dubël vë.radiovaticana.org







All the contents on this site are copyrighted ©.