2006-05-16 18:11:59

Në Zvicër u krijua ‘Këshilli i feve’. Një nga qëllimet kryesore është të promovojë dialogun ndërfetar dhe të përhapë frymën e paqes, atje ku jetojnë njerëz të kulturave dhe traditave të ndryshme


(16. 05. 06. R. V.)Të krishterë, hebrenj e myslimanë krijuan dje në Bernë të Zvicrës, ‘Këshillin e feve’, në shërbim të bashkëjetesës së njerëzve që u përkasin konfesioneve të ndryshme. Organizmi u themelua për t’i shërbyer posaçërisht – siç shkruan agjensia Misna – dialogut ndërmjet udhëheqësve të bashkësive fetare. Kështu Këshilli në fjalë do t’u krijojë njerëzve të feve të ndryshme, pa kurrfarë dallimi, kushtet që ta jetojnë besojmën e tyre, duke respektuar ndryshimet e tjetrit. Ndërmjet tjerash, u theksua edhe se myslimanët e kanë për detyrë të marrin pjesë në ndërtimin e paqes ndërfetare mbi bazën e dialogut dhe të respektojnë vlerat njerëzore, përmes nderimit të anasjelltë dhe shkëmbimit të ideve.







All the contents on this site are copyrighted ©.