2006-05-15 18:40:59

Qeveria e Seulit lajmëron zyrtarisht rifillimin nga puna të linjës hekurudhore ndërmjet Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.


Nga fundi i majit do të nisin provat e përgjithshme për rivendosjen e linjës hekurudhore ndërmjet Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut. Kështu njoftoi ministri jugkorean për Ribashkimin e dy vendeve. Siguria e hekurudhës që do të lidhë veriun me jugun merr rëndësi të veçantë tani që ish presidenti koreanojugor Kim De Jung do të vizitojë Veriun pikërisht duke udhëtuar me tren. Qëllimi i vizitës është ulja e tensionit ndërkufitar në mes të këtyre dy shteteve.







All the contents on this site are copyrighted ©.