2006-05-12 19:15:08

Lajme shoqërore-politike: 12 maj


RealAudioMP3 Në Vjenë, me dhjetra kryetarë shtetesh nga Bashkimi Evropian, Amerika Latine dhe Karaibet janë mbledhur në takimin e katërt kushtuar raporteve strategjike tregtisë dhe mbi të gjitha energjisë. Konferenca, më e madhja organizuar në Vjenë qysh pas Kongresit të 1815, ka si qëllim konsolidimin e bashkëpunimit ndërmjet Evropës dhe Amerikës Latine.


“Thirrja e juaj për vlerat njerëzore dhe të krishtera të popullit italian, më jep guxim në detyrën që po përgatitem të marr”. Kështu iu përgjegj presidenti i ri italian Gjorgjo Napolitiano mesazhit të djeshëm të Papës Benedikti XVI, që i bënte urimet e rastit për zgjedhjen e tij në postin më të lartë të shtetit italian.


Duke folur në një konferencë për shtyp sot sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan u kërkoi SHBA- të nisin një dialog të hapur me Iranin. “Negociatat janë zgjidhja më e mirë” – tha ndërmjet tjerash sekretari i OKB-së.


Orë ankthi në Irak. Pritet që parlamenti t’i japë votbesimin qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e dhjetorit të kaluar. Deri tani formimi i qeverisë së re është vonuar së tepërmi për shkak të bisedimeve të vështira ndërmjet shiitëve, sunitëve dhe kurdëve.


Janë më shumë se 100 viktimat e luftimeve që po zhvillohen në Somali ndërmjet mercenarëve islamikë dhe udhëheqësve lokalë të rezistencës. Në shumicën e rasteve viktimat janë civilë, ndër të cilët ka edhe fëmijë.


Bashkimi Evropian i dha afat Serbisë që deri në fund të qershorit të arrestojë kriminelin e luftës Ratko Mladiqin. Nëse deri atëherë Beogradi nuk ia dorëzon të shumëkërkuarin gjykatës së Hagës, marrëveshja e Stabilizim-Asocimit me BE-ian nuk do të nënshkruhet.







All the contents on this site are copyrighted ©.