2006-05-12 19:06:44

Benedikti XVI, duke pritur në audiencë, në Vatikan, bashkësinë e Kolegjit të Shën Marisë së Shpirtit, porositi: jepini përparësi jetës sakramentore. Kështu bashkësia bëhet gjithnjë më misionare


( 12. 05. 06 R. V. ) RealAudioMP3 Sot Papa Benedikti XVI priti në audiencë, në Vatikan, bashkësinë e Kolegjit të Shën Marisë së Shpirtit, pikëmbështetje për katolikët e gjuhës gjermane në Romë.
Gjëja e parë për të cilën duhet të mendoni është jeta sakramentore. Vetëm në se vihet Jezusi në qëndër të jetës së një bashkësie, kjo bëhet gjithnjë më apostolike e misionare. Këtë theksoi Benedikti XVI në takimin me bashkësinë e Shën Marisë së Shpirtit, krijuar 600 vjet më parë nga Papa Inoçenci VII për katolikët e gjuhës gjermane. Institucioni papnor, të cilin Benedikti XVI e quajti “gjerman, por njëkohësisht romak”, është bërë në rrjedhë shekujsh pikëmbështetje për të gjithë katolikët e gjuhës gjermane që jetojnë në Romë ose që vijnë si shtegtarë në Qytetin e Amshuar. E këtu - vijoi Benedikti XVI – mund të luten, të këndojnë e t’i marrin sakramentet në Kishën ku flitet gjuha e tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.