2006-05-12 19:55:06

Liturgjia e fjalës së Zotit. E Diela e V e Pashkëve “B”.
Ja përsëri në takim tonë javor me Fjalën e Zotit të së Dielës. Kësaj here të Dielës së V të Pashkëve, ciklit të dytë të kalendarit liturgjik të Kishës.


RealAudioMP3 Të mbesim të bashkuar me Krishtin në mënyrë që të lidhim fryte. Kjo është sfida e Ungjillit sot. Të lidhësh fryte do të thotë në fund të fundit të duash. Të duash me një dashuri të plotë, perfekte, me të njëjtën dashuri të Zotit. Vetëm nëse mbesim të bashkuar me Krishtin do të kmei pjesë në këtë dashuri dhe do të mund të zbatojmë urdhërimin e tij. Ungjilli i sotëm ka si qëllim të na bind se çdo frytlidhje e jona rrjedh nga bashkimi ynë me Krishtin, sikurse shermendat me hardhinë, të cilët jetojnë nga limfa që u vjen prej saj.
Shenja e gjallërimit, e vitalitetit tonë është bashkimi me Krishtin, “Hardhinë”. Eukarestia – Mesha Shenjte është momenti i privilegjuar për ta realizaur këtë bashkim, si në nivelin individual ashtu edhe në atë kolektiv. Shembulltyra e hardhisë dhe shermendeve na tregon se limfa e jetës së besimtarëve është prania a Jezusit në mesin e tyre. Ai është burimi i jetës së besimtarëve dhe i veprave të mira që ata mund dhe duhet të bëjnë.
“Kush mbetet me mua dhe unë në të, ai jep shumë fryt.” – thotë Jezusi në Ungjillin e kësaj të diele (Gjn. 15, 1-8), ndërsa Shën Gjoni apostull në leximin e dytë na porositë: “mos të duam vetëm me fjalë e me gjuhë, por me vepra e në të vërtetë.” Vetëm kështu, duke qenë të lidhur për dhe me Krishtin do ta ndjejmë rrjedhjen e limfës ndër damarët e jetës sonë.







All the contents on this site are copyrighted ©.