2006-05-11 19:26:40

Nga veprimtaria javore e bashkësisë katolike të shqiptarëve të Malit të Zi


( 11. 05. 06 R. V. ) RealAudioMP3 Në shtegtimin tonë javor radiofonik, që këtë javë na çoi në bashkësinë e Durrësit, të Shkodrës e të Elbasanit, po ndalemi sot në gjirin e bashkësisë shqiptare katolike të Mali të Zi, e pikërisht në famullinë e Shtojit, ku këto ditë u kremtua Shën Nëkolli i verës. Rreth kryeipeshkvit metropolit të Tiranë-Durrësit, Imzot Rrok Mirditës, që kryesoi Meshën shenjte, u mblodh një turmë e madhe besimtarësh në festë. Ndërmjet tyre dalloheshin shumë të rinj, të cilët Imzot Mirdita i porositi të jenë “Rojet e agimit” për Kishën. Për hollësi, të ndjekim shërbimin e motër Ollga Dulajt nga Tivari.

Po vijojmë shtegtimin e përshpirtshëm ndërmjet shqiptarëve katolikë të Malit të Zi, prej nga motër Ollga Dulaj na flet për veprimtaritë fetare të muajit maj. Maji, kushtuar Zojës së Bekuar, po kremtohet me fe e me frymën e traditave të lashta, që i prekin zemrat e besimtarëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.