2006-05-09 19:11:56

Lajme shoqërore-politike: 9 maj


Ende nuk ka një strategji të përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare për çështjen bërthamore iraniane. Edhe takimi ndërmjet pesë përfaqësuesve të përhershëm të OKB-së dhe Gjermanisë që u mbyll dje në Nju Jork, nuk ndihmoi në gjetjen e një zgjidhjeje. Mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me qëndrimet e Kinës dhe Rusisë, të cilat nuk i pranojnë sanksionet ndaj republikës islamike.


Kryeministri i ri irakian Muri Al Maliki njoftoi se e shumta deri nesër qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e dhjetorit të kaluar do të jetë gati. “Është arritur një marrëveshje me të gjitha partitë përsa i përket ministrisë së jashtme, mbrojtjes, naftës, financave dhe asaj të brendëshme.” – shtoi kryeministri Al Maliki.


Gjendje e tensionuar në Lindje të Mesme. Dhjetë vetë mbetën të vrarë në përleshjet e sotme ndërmjet militantëve të dy partive palestineze asaj Fatah dhe Hamas. Ndërsa në Izrael, qeveria u bëri thirrjes shtetasve izraelitë që të mos shkojnë në Egjipt, pasi situata atje është ende e nderë.


Policia egjiptiane bëri të ditur se gjatë një operacioni të forcave të rendit u vra udhëheqësi i grupit terrorist, që kreu atentatin e para dyjavëve në Dahab. Sipas hetuesve personi në fjalë ishte kryetari i grupit islamik të quajtur “Bashkim dhe Xhihad”, grup i cili akuzohet edhe për atentatet e 2004-ës në Taba dhe atë të korrikut 2005 në Sharm El-Sheik.


Kina u kërkoi autoriteteve shqiptare që t’ia dorëzojë menjëherë pesë shtetasit kinezë të liruar nga baza amerikane e Guantanamos, pasi janë terroristë islamikë. Kinezët në fjalë i përkasin etnisë Ujgure, kundërshtare e politikës së Pekinit. Pas lirimit nga burgu në Kubë, Shqipëria u njohu pesë kinezëve të drejtën e azilit politik.


Sot në Ditën e Evropës, kryeministri i Kosovës Agim Çeku premtoi se me t’u caktuar statusi përfundimtar, të gjitha përpjekjet e qeverisë do të përqendrohen në përmbushjen e detyrimeve për antarësim të Kosovës në BE.







All the contents on this site are copyrighted ©.