2006-05-08 18:17:28

Lajme shoqërore-politike: 8 maj


RealAudioMP3 Në Irak ushtria amerikane liroi sot 299 të burgosur irakianë pas kërkesës nga ana e Komisionit të përbashkët të përbërë nga irakianët dhe fuqitë aleate. Gjithashtu, senatorët demokratë amerikanë sugjeruan që Iraku të kthehet në një konfederatë treshe: kurdët në veri, sunitët në qendër dhe shiitët në jug. Ndërkaq u bë e ditur se kryeministri Zhavad Al-Maliki arriti sot një marrëveshje me aleatët për formimin e qeverisë së re.


Kthesë e papritur në çështjen bërthamore iraniane. Presidenti Ahmedinexhad i shkroi presidentit amerikan Xhorxh Bush një letër ku kërkohet të gjehet një rrugë e re për të dalë nga situata delikate dhe e ndërlikuar në të cilën gjendet bota. Letra iu dërgua Uashingtonit nga ambasada zvicerane në Teheran, e cila mbulon SHBA-ës pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin.


Disa përleshje të përgjakshme mes militanëve të Fatahut dhe Hamasit në Rripin e Gazës shkaktuan tre të vdekur. Viktimat janë dy militantë të Fatahut dhe një ekstremist. Hamasi, gjithashtu përgënjeshtroi lajmin e botuar nga gazeta “Sandi Tajms” se ekziston një plan për vrasjen e presidentit Abu Mazen.


Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PD-së, kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje opozitës që të bashkëpunojë me pozitën. “Ne ftojmë opozitën që të kontrollojë çdo qelizë të këtij pushteti dhe e garantojmë se do t’i japim asaj çdo dokument të zyrës së kryeministrit apo të ndonjë zyre tjetër që i nevojitet për të përmbushur misionin e vet.







All the contents on this site are copyrighted ©.