Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së IV të kohës së Pashkëve, ciklit të dytë.
(Leximet biblike nga: Vap 4,8-12; Ps 118(117); 1Gjn 3,1-2; Gjn 10,11-18)
(06.05.06. R.V.)Ja
përsëri në takimin tonë javor të shtunës me Fjalën e Zotit të Liturgjisë Hyjnore të
së dielës. E diela e 4-të e Pashkëve është e diela e “bariut të mirë”: vërtetë,
në ungjill, Jezusi prezantohet porsi bari i mirë që e “ofron jetën për delet”. Ai
është bariu i mirë që na mbledhë e bashkon për të formuar prej popullit të tij një
grigjë të vetme. Ta dëgjojmë zërin e tij, të mblidhemi rreth tij, duke jetuar si bijë
e bija të Zotit e të zbulojmë kuptimin e vërtetë të jetës sonë. Cdo të dielë në
kohën e Pashkëve, leximet biblike na flasin për dashurinë, për mirësinë dhe përdëllimin
e Zotit Jezus. Këtë Ai e ka treguar e pohuar me mundimet, vdekjen dhe ngjalljen e
Tij. Ky është misteri i Pashkëve. Dashurinë që Jezusi e ka për ne, në pjesën ungjillore
të kësaj së diele, e shfaq përmes shembullit të Bariut të Mirë, titull me të cilin
Ai paraqitet si Udhë, e Vërtetë dhe Jetë për njerëzit. Bukuria magjepsëse e Bariut
është mirësia e tij e guximi i tij. Ai i mbron delet kundër ujqve duke e ofruar, madje
dhuruar jetën e tij për jetën e tyre, sikur dëshmon kryqi i tij. T’i dëgjojmë leximet
biblike të kësaj së diele nga: Vap 4,8-12; Ps 118(117); 1Gjn 3,1-2; Gjn 10,11-18
e pastaj komentin nga prifti shqiptar i dioqezës së Sapës, dom Mark Shtjefni.