2006-05-05 19:45:25

Raporti i Komisionit për lirinë fetare që iu paraqit dje Kongresit amerikan dhe presidentit Xhorxh Bush akuzon ndërmjet shumë vendesh të tjera, Arabinë Saudite, Pakistanin dhe Egjiptin se nuk mbrojnë liritë fetare.


Arabia Saudite, Pakistani dhe Egjipti aleatët më besnikë të SHBA-së në luftën kundër terrorizmit, u akuzuan nga Komisioni për lirinë fetare se janë disa nga vendet ku liria e fesë dhunohet më shumë se në asnjë vend tjetër. Raporti që u paraqit në Uashington vuri në vështirësi administratën e presidentit Bush. Vendet që shqetësojnë më tepër diplomacinë botërore janë: Birmania, Korea e Veriut, Eritrea, Irani, Pakistani, Kina, Arabia Saudite, Sudani, Turkmenistani, Uzbekistani dhe Vietnami. Gjithashtu edhe shtatë vende të tjera janë nën vëzhgim sepse në to janë vërejtur shfaqje të vazhdueshme të mosrespektimit të lirive fetare. Ato janë: Afganistani, Bangladeshi, Bjellorusia, Kuba, Egjipti, Indonezia dhe Nigeria. Raporti nënvizon në mënyrë të posaçme Arabinë Saudite ku “liria e fesë nuk ekziston” dhe qeveria financon “mostolerancën dhe urrjetjen fetare në gjithë botën”. Edhe Kina u vë këtë radhë në shenjestër për shkak të “një vargu të gjatë dhunimesh të lirive dhe të drejtave fetare”.
Komisioni, krijuar nga Kongresi amerikan në 1988-ën për të garantuar se liria fetare do të jetë objektiv i politikës së jashtme të SHBA-së, harton çdo vit një raport të tillë.








All the contents on this site are copyrighted ©.