2006-05-05 19:38:57

Ja argumentet kryesore të programit të 5 majit:
Gjendja aktuale e Bashkimit Evropjan, sfidat që e presin dhe perspektivat e saj për të ardhmen: këto kanë qenë argumentet e takimit të sotëm në Vatikan ndërmjet Papës Benediktit XVI e presidentit të Komisionit Evropjan, Barroso.


RealAudioMP3 Krishti i Ngjallur do ta shndërrojë botën: kështu tha Ati i Shenjtë Benedikti XVI në audiencë me anëtarët e fondacionit bamirës ‚Papal Foundation’, të cilët i priti sot paradite në Vatikan dhe falënderoj për projektet humanitare të realizuara në vendet e varfëra të botës;

Në ulje shfrytëzimi i fëmijëve në punë në botë. OKB-ja mendon ta eliminojë këtë plagë brenda vitit 2016, mirëpo në Afrikë situata mbetët dramatike. Sipas Organizatës Botërore të Punës, ende sot në botë punojnë 218 milionë fëmijë.

Shpresë për rivendosjen e paqes në Darfur: është arritur një marrëveshje ndërmjet qeverisë sudaneze të Khartoumit dhe grupit kryesor të luftëtarëve rebelë me ndërmjetësimin e Unionit Afrikan. Marrëveshja megjithëse jo e plotë dhe e përkohshme, përbënë një zgjidhje të mundshme nga konflikti i tmerrshëm i cili që nga vitit 2003 ka shkaktuar mbi 200.000 të vdekur e 2,5 milionë refugjatë në rajonin e shmuëvuajtur të Sudanit. Sipas OKB-së, ky konflikt, është ndër tragjeditë më të tmerrshme humanitare të 10 viteve të fundit.

Në Irak akte të reja dhune. 14 persona janë vrarë në atentate të ndryshme: 4 civilë irakianë, 2 ushtarë amerikanë e 8 rebelë. Në planin politik, Abdul Aziz Al hakim, lider I këshillit për revolucionin islamik në Irak ja pritur në Bagddad Ambasadorët e SHBA-së dhe të Iranit për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Vend.
 
Kryeministri britanik, Toni Bler, pas humbjes së Partisë Laburiste në zgjedhjet lokale në Britani të Madhe, revolucionon qeverinë në përpjekje për të përforciar autoritetin e tij pas humbjes elektorale.

Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut në Shqipëri, Presidenti Alfred Moisiu kujtoj gjakun e flijimet e popullit shqiptar ndër shekuj për pavarësinë e Shqipërisë dhe ndërtimin e demokracisë .

Prishtina dhe Beogradi kanë përfunduar takimin e katërt në Vjenë për decentralizim pa arritjen e kompromisit për krijimin e komunave të reja. Më 23 maj mbahet takimi i ardhshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.