2006-05-04 19:39:11

Nga Kisha në trojet shqiptare


RealAudioMP3 Në atmosferën e veprimtarive fetare kushtuar majit, Muajit të Zojës së Bekuar dhe festës së Shën Jozefit Punëtor, Shkodrës e pikërisht lagjes “Partizani” iu shtua një shtëpi e re, ajo e Motrave rregulltare Misionare Vinçenciane, të cilat do të përkujdesen në mënyrë të posaçme për banorët e ardhur nga zonat fshatare. Më hollësisht të ndjekim shërbimin e bashkëpunëtores sonë nga Shkodra, Jolanda Baba…


Vijojmë shtegtimin tonë radiofonik duke kaluar në dioqezën e Sapës. Në studio kemi ipeshkvin e ri të kësaj dioqeze Imzot Dodë Gjergjin, të cilin e falenderojmë për vizitën dhe i kërkojmë të na njohë me jetën shpirtërore, me veprimtarinë apostolike, me çështjen e bashkëjetesës ndërfetare dhe me marrëdhëniet kishë-shoqëri.
Imzot Dodë Gjergji po fillojmë nga jeta shpirtërore. Si jetohet feja në gjendjen aktuale, në të cilën besimtari ka vështirësi të mëdha ekonomike, lufton për bukën e përditshme e në anën tjetër mundohet ta mishërojë konkretisht porosinë ungjillore?….








All the contents on this site are copyrighted ©.