2006-05-03 17:16:05

Ngushëllimet e Papës për aksidentin ajror mbi Detin e Zi


( 03. 05. 06 R. V. )Benedikti XVI shpreh, përmes një telegrami ngushëllimi, dhimbjen e thellë për viktimat e shumta të aksidentit të një avioni armen, që u rrëzua pak kilometra larg nga qyteti rus Soçi, duke shkaktuar vdekjen e të 113 udhëtarëve.
Në një telegram të dërguar në emër të Tij nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Angjelo Sodano, Benedikti XVI shpreh dhimbjen për aksidentin ajror që ndodhi mbrëmë mbi Detin e Zi. Një Airbus 320 i shoqërisë armene Armavia, i nisur nga Erevani me 113 udhëtarë, u rrëzua rreth 6 kilometra larg aeroportit të qytetit bregdetar rus Soçi, ku do të zbriste, dhe u fundos në det. Asnjë nga udhëtarët nuk shpëtoi gjallë. Papa ia beson viktimat mëshirës hyjnore dhe lutet për familjarët, për të gjithë ata që vuajnë për shkak të kësaj fatkeqësie si dhe për mbarë popullin e Armenisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.