Kalendari 3 maj:Duke shfletuar kalendarin e 3 majit Kisha përkujton Shën Filipin e
Jakun Apostuj.
(03. 05. 06 R. V. Filipi, nxënës
i Gjon Pagëzuesit, ishte njëri ndër nxënësit e parë që ndjeken Jezusin Zot ( Gjn 1,43).
Me prejardhje nga Betsaida, sikur edhe nxënësit tjerë që asokohe ju bashkuan Krishtit,
Filipi duhet të ketë qenë anëtar i një bashkësie helene, sikur lë të kuptoj emri i
tij grek e sikur sikur mund të nxjerrim përfundimin nga marrëdhëniet që ai pati me
paganët (gjn 12,20-30). Tri ndërhyrjet e Filipit për të cilat na referron ungjilli
(Gjn 1,45;6,5-7; 14,8) rikujtojnë në mënyrë të ndryshme Besëlidhjen e Vjetër të Biblës:
Filipi e shpreh shpresën e tij për të pa realizimin e profecive në personin e Krishtit;
na ndihmon ta kuptojmë mrekullinë e shumëzimit të bukëve që Jezusi bëri ( Gj 6,1-15)
në dritën e Daljes së popullit të zgjedhur nga robëria egjiptiane (Nr 11,21-23), dhe
dëshira e tij “për të dëshmuar Atin” që përkujton Mojsiun (Dj 33,18). Nuk dihet më
të vërtetë nëse Turiq, sipas traditës, ishte vendi i apostullimit ( veprimtarisë)
dhe i martizimit të Filipit Apostull. Jaku, i quajtur i ‘vogël’, është njëri
prej Dymëdhjetë Apostujve, bir i Alfeut (Mt 10,3; Mk 3,18; Lk 6,15) e nga tradita
identifikohet si “vëllau i Zotërisë” Jezus ) Mk 6,3; Mt 13,55), është autori i “Letrës
së Jakut”. Dëshmitar i Krishtit të Ngjallë ( 1 Kor 15,7) Jaku pati një vend të privilegjuar
në bashkësinë e krishterë të Jeruzalemit: atë e njoftoj Pjetri për lirimin e vet nga
burgu që ndodhi në mënyrë të mrekullueshme nga dora e Zotit ) Vp 12,17); me Jakun
vihet në kontakt Pali i konvertuar ( kthyer) në fe në e Krishtit (Gal 1,18); Jaku
ka një rolë të rëndësishëm në Koncilin Kishtar të Jeruzalemit ( Vp 15,13-29). Vdiq
martir në vitin 69 pas Krishtit.