2006-05-02 17:21:21

Në Romë u kremtuan salikimet e tre të rënëve në Nasiri


“Flijimi i tyre nuk do të jetë i kotë” – kështu u shpreh sot Imzot Angjelo Banjasko, ipeshkëv ushtarak i Italisë, gjatë salikimeve të tre ushtarakëve italianë të rënë në atentatin e Nasirisë, në Irak. Salikimet u kremtuan sot paradite në bazilikën romake të Engjëjve dhe të Martirëve. Ishin të pranishëm autoritetet më të larta të vendit dhe një turmë e madhe njerëzish, që u dha lamtumirën e fundit tre të rënëve “të cilët vdiqën duke kryer misionin e tyre të paqes në Irak”, siç nënvizoi gjatë homelisë, kryeipeshkvi Banjasko, duke kujtuar fjalët që Benediktit XVI u drejtoi familjarëve të viktimave në telegramin e ngushëllimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.