Shejtorët e ditës: 28 prill. Shën Pjetri Chanel dhe Shën Luigji Maria Grinjoni
da Monfort
Sot kisha katolike
përkujtoi Shën Pjetrin Chanel, meshtar dhe martir. Pati lindur në Francë në Cuen,
më 12 korrik 1803. Hyri që i ri në seminar dhe shumë shpejt u shugurua meshtar. Deshi
të shkonte menjëherë në mision por nuk mundi ta realizonte dëshirën, sepse ipeshkvi
i tij kishte nevojë për meshtarë. Më pas u lidh me meshtarë maristë, të cilët realizonin
mesazhin misionar ndër famullitë ku punonin. Sapo iu krijuan mundësitë u nis menjëherë
për në Oceani ku nisi të përhapë Fjalën e Zotit. Kur kishte arritur ta ungjillizonte
thuajse të gjithë ishullin e vogël të Autunës, pleqtë fanatikë e martirizuan. Njihet
si pajtor i Oqeanisë.
Gjithashtu Kisha katolike sot përkujtoi edhe Shën Luigj
Maria Grinjonin da Monfort, meshtar. I lindur në Francë në vitin 1673, Luigji Maria
përshkoi zonat perëndimore të Atdheut duke predikuar diturinë e amshuar, Krishtin
e mishëruar e të kryqëzuar dhe duke i mësuar njerëzit të arrijnë tek Jezusi me ndërmjetësinë
e Zojës së Bekuar. Themeloi Misionarët e Shoqërisë së Marisë duke shkruar edhe rregullin
përkatës. Vdiq në St Laurent-sur-Sevre më 28 prill 1716. U shpall shenjt nga Piu
XII më 20 korrik 1947.