2006-04-28 17:01:27

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 3-të të kohës së Pashkëve “B”
( Veprat e Apostujve 3,13-15.17-19; Psalmi 4 ;1 Gjoni 2,1-5a; Luka 24,35-48)


RealAudioMP3 (29.04.'06. R.V.)Ja përsëri në takimin tonë javor të shtunës me Fjalën e Zotit të Liturgjisë hyjnore të dielës së 3-të të kohës së Pashkëve.
Nëse, të dielën e kaluar, tema qendërore ishte feja si takim me të Ngjallurin që e mbush jetën me të vërtetën e nga i cili takim rrjedhë dëshmia dhe misioni, e diela e tretë e Pashkëve nënvizon faktin se si kthimi në rrugën e Zotit dhe tek Zoti, është sjellja e përcaktimi që i kërkohet njeriut për t’ia mbërrijë të vërtetës së jetës së vet, të vërtetës që është Krishti Zot. Pra, leximet biblike të liturgjisë së dielës së tretë vazhdojnë të na flasin mbi frytet e Ngjalljes së Jezu Krishtit: “paqja me ju” “pse po trembeni?..unë jam! Vetë! Më prekni e vërtetojeni!” “predikoheni Lajmin e Mirë të popujve dhe faljen e mëkateve”…thotë Jezusi në pjesën e Ungjillit të kësaj së diele.
Pjetri ( leximi i parë) e merr fjalën për shpallur se si Hyji e ka lavdëruar të Birin e vet, Jezusin duke e ngjallur prej së vdekuri. Shërimi i të paralizuari i pohon fjalët e tija derisa ai ata që e dëgjonin i thërret të kthehen e të besojnë në Zotin e kryqëzuar.
Zoti, i ngjallur prej së vdekuri, është dritë që ndriçon çdo errësirë ( psalmi), çdo hije të njerëzimit e të çdo besimtari. Me psalmistin, të kërkojmë që ekzistenca jonë të jetë e ndritur nga agimi i ngjalljes së Krishtit.
Dëftimet e vazhdueshme si dëshmi e pohim i pranisë të të Ngjallurit në mesin e të vetëve, janë argumenti që na paraqet pjesa e ungjillit. Apostujve, të shndërruar në dëshmitarë të Tij, Jezusi ua beson detyrën e kumtimit të ngjalljes së tij të gjithëve popujve.
Komentin e leximeve biblike të kësaj së diele do të dëgjojmë nga prifti shqiptar i dioqezës së Sapës, dom Mark Shtjefni…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.