2006-04-28 18:38:09

Ja argumentet kryesore të programit të 28 prillit: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë


RealAudioMP3 “Mungesa e dashurisë është shkaku i parë i zgjidhjes së martesave dhe pakësimit të lindjeve në vendet e industrializuara” Kështu u shpreh Ati i Shenjtë Benedikti XVI në mesazhin drejtuar Akademisë Papnore për Shkencat Shoqërore, mbledhur që sot në Vatikan në asamblenë e 12-të plenare.


Telegram në emër të Papës për të vdekurit në Nasiri. Ndërsa sot në Irak u përsërit buletini i gjakut: pati të paktën 60 të vdekur.


“Kontinenti afrikan është shpresa e madhe e Kishës,” theksonte Ati i Shenjtë Racinger, para një muaji në takimin me klerin romak në Vatikan. Në mikrofonin tonë flet Imzot Çarlz Palmer Bukle.


Kryeipeshkëvi i Lahores, në Pakistan, i kërkoi qeverisë të bëjë më shumë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.


Skadoi sot ultimatumi i OKB-së dhënë Iranit për ndërprerjen e programit bërthamor.


Sot Kisha Katolike përkujtoi Shën Pjetrin Chanel, meshtar e martir dhe Shën Luigjin Maria Grinjonin da Monfort meshtar.







All the contents on this site are copyrighted ©.