2006-04-27 19:07:30

Ja argumentet kryesore të programit të 27 prillit:


RealAudioMP3 “Ligji i Zotit nuk eliminon liritë e njeriut”. Kështu iu drejtua Papa Benedikti XVI 25 anëtarëve të Komisionit Biblik Papnor, të cilët i priti sot në përfundim të sesionit të përvitshëm plenar.


Në Sarajevë është nënshkruar marrëveshja mes Selisë së Shenjtë dhe Bosnje-Hercegovinës që rregullon çështjen juridike të Kishës katolike në shoqërinë civile të këtij vendi.


“Siguri për famën e shenjtërisë, ekzistenca e një mrekullie “fizike” apo një situatë reale martirizimi”. Këto janë pikat kyçe për procedurat e lumnimit dhe kanonizimit që Ati i Shenjtë Racinger nënvizoi sot në një mesazh drejtuar dikasterit për Çështjet e Shenjtërve.


Selia e Shenjtë dënon atentatet e fundit terroriste që kanë përgjakur Tokën e Shenjtë, Egjiptin dhe Irakun: kështu shprehet Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet, kryeipeshkëvi Gjovani Lajolo, nga mikrofoni i Radio Vatikanit .


“Liritë fetare janë pasuri vlerash të krishtera dhe shpirtërore”. kështu pohoi kryetari i Këshillit Ppanor për Drejtësi e Paqe, Kard. Martino në fjalimin e tij mbajtur pranë Akademisë Diplomatike të Vjenës mbi temën “Feja në hapësirën publike: liria fetare në Evropën e re”.


Himdhërim dhe dhimbje për vdekjen e tre ushtarëve italianë dhe të një rumuni nga një bombë që shpërtheu sot në Nasiri të Irakut.


“Egjipti do ta fitojë luftën kundër terrorizmit” – deklaroi presidenti Mubarak pas atentateve të fundit.


Emisionin tonë mund ta ndiqni edhe në internet në këtë adresë: dubël vë dubël vë dubël vë.radiovaticana.org







All the contents on this site are copyrighted ©.