2006-04-26 17:47:33

Përurohen një Kishë e re në Malishevë dhe një shkollë e re në Gjakovë


( 26. 04. 06 R. V. ) RealAudioMP3 Përurohen një Kishë e re në Malishevë dhe një shkollë e re në Gjakovë
Binomi “Fe-Atdhe” vijon të shtegtojë i pandarë nëpër kohët moderne, duke u pasqyruar edhe në ndërtesat e reja që shtohen në trevat shqiptare: në Kravasari të Malishevës dhe në Gjakovë ngrihen dhe përurohen njëherësh një Kishë e re e një shkollë e re. E kemi fjalën për Kishën e Shën Mastianit, siç e quajnë vendasit, apo të Shën Sebastianit, tri herë të rrenuar, që lartohet përsëri mbi gërmadhat e veta, si dhe për përurimin e Shkollës që mban emrin e ipeshkvit të lumnueshëm “Gjon Nikollë Kazazi”, ndërtuar me ndihmën e dioqezës së Bazelit dhe të Karitasit zviceran.
Por, për hollësira, të ndjekim shërbimin e Zef Komanit:







All the contents on this site are copyrighted ©.