2006-04-25 19:18:53

Ja argumentet kryesore të programit të 25 prillit: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë


RealAudioMP3 Para terrorizmit që përsëri merr jetën e të pafajshëmve kujtojmë fjalët e Papës Benediktit XVI drejtuar para një viti përfaqësuesve të feve: “Një thirrje e fuqishme të punohet së bashku për dialogun dhe paqen.


Vatikani dhe bashkësia ndërkombëtare dënojnë aktet terroriste në Dahab të Egjiptit, ku tri shpërthime të fuqishme shkaktuan së paku 20 të vdekur dhe dhjetra të plagosur.


25 prilli datë e skalitur në historinë e popullit shqiptar. Para 13 vjetësh një papë puthi për herë të parë në histori tokën martire shqiptare. Në atë ditë, Gjon Pali II rivendosi hierarkinë kishtare dhe bekoi vlerat demokratike.


Në mikrofonin e Radio Vatikanit, kujtimet dhe vështrimet e kësaj ngjarjeje nga Imzot Rrok Mirdita dhe historiani Willy Kamsi.


Përfundoi sot vizita disaditore e Ministrit të Jashtëm të Vatikanit në Tiranë dhe Shkodër.







All the contents on this site are copyrighted ©.