2006-04-24 19:48:46

Ministri i jashtëm i Vatikanit Imzot Lajolo po viziton Shqipërinë


RealAudioMP3 (24.04.’06. R.V.) Ministri i Jashtëm i Vatikanit Imzot Xhovani Lajolo gjendet në Shqipëri për një vizitë disaditore që përkon edhe me 13-vjetorin e vizitës historike të Atit të Shenjtë Gjon Palit II në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite Imzot Xhovani Lajolo është takuar me autoritetet më të larta shtetërore dhe fetare të vendit. Gjatë drekës shtruar për nder të vizitës së tij, Presidenti i Shqipërisë z. Alfred Moisiu i dorëzoi kryeipeshkëvit të Tiranë-Durrësit, Imzot Rrok Mirditës, Urdhërin “Nënë Tereza”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhënë për kultivimin e bashkëjetesës paqësore e vëllazërore midis Bashkësive Fetare dhe rimkëmbjen shpirtërore të shoqërisë.Sot pas dite Imzot Lajolo vizitoi kryedipeshkëvinë e Shkodrës, ku pasidte kremtoi Meshën në Katedralje.
Po më gjatë për takimet e Ministrit të Jashtëm të Vatikanit Imzot Xhovani Lajolos në Shqipëri, na informon nga Tirana, Dom Marjan Paloka. Ta ndjekim...







All the contents on this site are copyrighted ©.