2006-04-24 20:33:05

Lajme shoqërore-politike: 24 prill


Gjashtë shpërthime të fuqishme shkaktua sot në Irak 12 viktima. Bomba e parë ishte vendosur në lagjen qendrore të Bagdadit, ndërsa të tjerat në afërsi të dy postoblloqeve të policisë. Ndërkaq, Xhelal Talabanit, mbas një sërë bisedimesh, iu besua përsëri presidenca e vendit dhe Malikit, shiit, kryeministria.


Tragjedi në Afganistan. Një aeroplan ushtarak doli sot nga pista në provincën e Helmandit dhe u përplas me disa banesa duke shkaktuar vdekjen e një trevjeçari dhe plagosjen e nëntë vetëve të tjerë. Aksidenti ndodhi ndërsa avioni po kryente manovrën e zbritjes në pistën e aeroportit.


Lidhja arabe lajmëroi sot se do të financojë Autoritetin Kombëtar palestinez me 50 milionë dollarë, pas ndërprerjes së fondeve nga ana e Izraelit dhe Bashkimit Evropian. Kjo shumë do të jepet për të paguar pagat e muajit mars për 140 mijë nëpunës që ka qeveria dhe administrata palestineze.


“Ka të ngjarë që mesazhi i Bin Ladenit që u transmetua dje nga televizioni Al Jazeera, të jetë autentik.” – deklaruan shërbimet sekrete amerikane. Në mesazhin e fundit, terroristi saudit kërcënoi sërish perëndimin duke lajmëruar gjithashtu edhe fillimin e një ofensive të re të rebelëve në Sudan.


Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Arbën Xhaferi, tha se çështja e kufirit ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës është më shumë artificiale sesa reale dhe kërkoi që çdo gjë të diskutohet pasi Kosovës t’i njihet pavarësia. Kundërshtim për marrëveshjen mes Beogradit dhe Shkupit ka shprehur edhe kryeministri i Kosovës Agim Çeku.







All the contents on this site are copyrighted ©.