2006-04-24 13:40:45

E diela e Mëshirës Hyjnore


( 23. 04. 06 R. V. ) RealAudioMP3 Kisha katolike kremtoi të Dielën e Mëshirës Hyjnore, kulti i së cilës mbetet i lidhur ngushtë me figurën e Rregulltares mistike polake, Faustina Kovalska, lindur në fillim të shekullit e vdekur në moshën 33 vjeçe, më 1938. Përhapja e madhe e këtij kulti, që nga beatifikimi i motrës Faustina më 18 prill '93, tek kanonizimi i saj më 30 prill 2000, buron nga nevoja që ka çdo njeri për Mëshirën Hyjnore, sepsè - siç thotë Papa Gjon Pali II - ku tjetër, përveçse në Mëshirën Hyjnore, mund të gjejnë strehë e shpresë njeriu e bota?
Misioni i motër Faustinës na kujton të vërtetën mbi mëshirën Hyjnore, e vërtetë e zbuluar që në Shkrimin Shenjt. Na e kujton këtë të vërtetë në forma të reja, që i janë transmetuar nga vetë Jezusi gjatë dukjeve të tij, si nderimi i figures së mëshirës Hyjnore, që vjen nga vegimi i 22 shkurtit 1931, ora e Mëshirës, që ia kërkoi vetë Jezusi e lutja që Krishti ia mësoi motër Faustinës për t'ia drejtuar mëshirës së tij Hyjnore.
Festa u themelua nga Papa Gjon Pali II gjatë kanonizimit të Motrës Faustina. Kisha e kremton si "E Diela e Mëshirës Hyjnore", ndërsa ky kult sot vijon përmes atyre që quhen "apostujt e Mëshirës Hyjnore".




 







All the contents on this site are copyrighted ©.